KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Estonia, Çekia dhe Sllovenia i japin mbështetje Kosovës në rrugën drejt BE-së
Politikë

Estonia, Çekia dhe Sllovenia i japin mbështetje Kosovës në rrugën drejt BE-së

Kosova News
Kosova News 20:11 -20/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka pranuar letra urimi nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, nga kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala dhe nga ai i Sllovenisë, Robert Golob.

Në mes tjerash, kryeministrja e Estonisë, Kallas, u shpreh veçanërisht e lumtur për takimin e nëntorit të vitit të kaluar në Talinn, për të cilin ajo tha se ka qenë mundësi e mirë për të riafirmuar mbështetjen e Estonisë për integrimin e Kosovës në BE, duke përfshirë liberalizimin e vizave.

“Dëshiroj gjithashtu t’ju siguroj se Estonia mbetet një mbështetëse e vendosur e aspiratave evropiane të Republikës së Kosovës. Ju urojmë suksese në rrugën tuaj drejt familjes sonë në BE”, thuhet në letrën e kryeministres Kallas drejtuar kryeministrit të vendit, Kurti.

Ndërkaq, kryeministri çek, Fiala, në letrën e tij ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për Kosovën në përpjekjet e saj drejt integrimit në BE.

“Do të doja të përfitoj nga ky rast për të ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për përpjekjet tuaja për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë dhe për të bërë përparim në rrugën e tij drejt integrimit në BE. Me kënaqësi pres të punoj me ju për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore që ekzistojnë ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar ndër tjera i pari i qeverisë çeke, RTK.

Marrëdhëniet mes dy vendeve i ka cilësuar në një nivel të lartë edhe kryeministri slloven, Golob. Ai ka thënë se kjo gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin e dy vendeve në të ardhmen.

“Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet në letrën e kryeministrit slloven, Rober Golob.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 20/02/2023 20/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?