KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar: Për herë të parë dëgjuam nga Kosova vizionin për Asociacionin
Politikë

Escobar: Për herë të parë dëgjuam nga Kosova vizionin për Asociacionin

Kosova News
Kosova News 19:19 -04/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në takimin e fundit në Bruksel ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq ndodhi ajo që është pritur gjatë. Ekipi menaxhues i emëruar nga Kosova, por i kontrolluar nga Serbia prezantoi draft statutin e Asociacionit.  Kryeministri Kurti si kundërpërgjigje prezantoi një  draft-vizion por evitoi fjalën Asociacion.  Diplomati amerikan Gabriel Escobar tha se të hënën Kurti për herë të parë e prezantoi vizionin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Escobar tani kërkon që ky proces të kryhet shpejt duke i kaluar edhe filtrat parlamentarë e ligjorë.

Ekipi Menaxhues i përbërë prej katër serbëve që, formalisht, janë emëruar nga Qeveritë e mëparshme të Kosovës, e ka propozuar draft-Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin Kryeministri Albin Kurti e ka refuzuar – siç ka thënë ai – fundamentalisht.

Nga ana tjetër, Kurti publikoi një version të tijin mbi të cilin duhet të ndërtohet statuti i Asociacionit, por vetë nuk ia përmendi emrin.

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan, Gabriel Escobar, e sheh të rëndësishëm faktin që ka nisur diskutimi për themelimin e Asociacionit. Ai tani pret që dy ekipet negociuese të takohen brenda dy javëve, për të arritur në një përfundim.

Ato që shpalosën Kurti dhe serbët i quan serioze.

“Mendoj se është serioz (drafti i Kurtit), por edhe ai i prezantuar nga ekipi menaxhues është po ashtu serioz”

“Detaje të rëndësishme janë diskutuar dhe tani është në dorë të kryenegociatorëve për të ecur përpara dhe të fillojnë të vijnë me një statut funksional. Pritjet tona janë që brenda dy javëve të ardhshme, kryenegociatorët të takohet dhe të diskutojnë këtë proces përsëri”, tha diplomati amerikan në një bisedë me gazetarë.

Escobar thotë se drafti i Asociacionit duhet të kalojë nën filtrat parlamentarë dhe ligjorë, ashtu që të mos ketë më kthim mbrapa.

“Tani, ky proces është shumë i rëndësishëm dhe është e rëndësishme që të dyja palët, veçanërisht Kosova, të marrin seriozisht dhe të lëvizin në mënyrë të përshpejtuar për ta kryer atë, për të pasur pajtim mes dy palëve, ta vendosin atë në shqyrtim parlamentar dhe shqyrtim ligjor, që të sigurohet që është një pjesë e pakthyeshme dhe qendrore e normalizimit”, ka thënë ai.

Duke u nisur nga deklaratat e dy palëve pas takimit të 2 majit, dukej se Kosova dhe Serbia, ishin larg njëra-tjetrës në atë se si e duan draftin e Asociacionit. Megjithatë, Escobar e sheh si progres të vogël faktin që palët kanë ofruar propozimet e tyre.

“Do të thoja se kemi një nivel të vogël të përparimit me prezantimin e propozimeve të shkruara nga dy palët se si do të duhet të duket Asociacioni. Kështu që, kjo është, do të thosha unë, një prej herave të para që ne kemi dëgjuar direkt nga Qeveria e Kosovës se cili është vizioni i saj për Asociacionin – dhe e kanë një të tillë”, ka thënë ai.

Ekipi Menaxhues është bërë kryetemë e bisedimeve vetëm muajin e fundit. Deri para pak ditësh nuk dihej as përbërja e tij. Escobar thotë se fokusi ishte te bindja e vështirë e Kryeministrit Kurti që ta formojë Asociacionin, prandaj nuk është folur shumë për ekipin. 

“Do të thoja, shumë sinqerisht, ne kemi pasur vështirësi për ta bindur Qeverinë e Kosovës për të pranuar obligimin ligjërisht të detyrueshëm për ta formuar Asociacionin dhe kjo është pse ndoshta ju nuk keni dëgjuar për Ekipin Menaxhues për një kohë të gjatë”, tha Escobar.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 04/05/2023 04/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?