I dërguari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, para takimit të Ohrit.
“Takimi do të mbahet nga ora 09:00, ndërsa në orën 10:00, pas takimit, presidentja Osmani dhe zëvendësndihmëssekretari Escobar deklarohen për media”, thuhet në njoftimin e Presidences.
Më pas, nga ora 10:20, emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Escobar, do të pritet në zyrë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Pas këtij takimi, nuk janë paraparë deklarime për media.
Vizita e Escobarit në Kosovë vjen dy ditë përpara takimit të 18 marsit në Ohër, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Temë kryesore e takimit të Ohrit do të jetë aneksi i Planit Evropian.


