KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar dhe Lajçak arrijnë në Qeveri, nisin takimin me Kurtin (FOTO)
Politikë

Escobar dhe Lajçak arrijnë në Qeveri, nisin takimin me Kurtin (FOTO)

Kosova News
Kosova News 15:20 -24/08/2022
Shpërndaje
300826462_390095429941155_1129928450857139660_n
300735833_449214427164285_1527771332107899185_n
301482043_498406952091555_706207971092377266_n
300773741_410344137833577_6527413934528689485_n
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tani i pret në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar e nisi vizitën e tij në Kosovës të martën ku ka zhvilluar takim me presidenten Vjosa Osmanin e pastaj edhe me liderët opozitarë.

E sot Escobar së bashku Lajçak pas takimit me Osmanin po mbajnë një takim tjetër edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik BIslimi.

Kujtojmë se kanë mbetur edhe tetë ditë deri më 1 shtator, kur Kosova, sipas Qeverisë, do të nisë zbatimin e vendimeve për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës – dhe lëshimin e dokumenteve hyrëse/dalëse për shtetasit serbë.

Emisari amerikan dhe ai i BE-së nisin takimin me presidenten Vjosa Osmani (FOTO)

Por, është ende e paqartë nëse Kosova dhe Serbia do të mund të merren vesh për këto çështje, të cilat i kanë rritur tensionet në fillim të këtij muaji.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë përpjekje t’i zbatojnë këto vendime nga 1 gushti, por disa serbë në pjesën veriore kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie.

Me sugjerimin e partnerëve ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës ka vendosur të shtyjë zbatimin e vendimeve të saj për 30 ditë.

Për shkak të situatës së krijuar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dje ka ardhur në Kosovë dhe sot së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë – Beograd, Mirosllav Lajçak, po zhvillon takime të shumta.

Qëllim i tyre është që të bisedojnë me palët për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, përpara 1 shtatorit.

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në selinë e Bashkimit Evropian, por nuk kanë arritur marrëveshje.

Pala serbe ka këmbëngulur që qytetarët nga veriu i Kosovës të përjashtohen nga vendimi për dokumentet e reja dhe që automjetet e tyre t’i riregjistrojnë me shkronja neutrale ndaj statusit të Kosovës – KS, e jo RKS.

E sot Kryeministri Albin Kurti ka qenë i prerë lidhur me këtë çështje.

 Ai tha se nuk do të pranojnë rikthimin në qarkullim të targave KS të UNMIK-ut për veturat që qarkullojnë brenda territorit të Kosovës, si dhe është e vendosur dhe do të zbatojnë masa në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për masa reciproke si gjithë shtetet e pavarura.

“Targat me akronimet ilegale dhe ato me KS nuk ka nevojë dhe nuk mund të rikthehen më në qarkullim. Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron Kosovën si shtet sovran dhe buron prej kësaj shtetësie dhe këtij sovraniteti dhe nuk mund të legjitimojë neutralitet vetanak ndaj vetë statusit të saj, sepse njëri prej opsioneve ka qenë që ne të prodhojmë targa neutrale”, tregoi Kurti.

Ai theksoi se Republika e Kosovës nuk prodhon targa të UNMIK-ut dhe kjo do të jetë e pamundur sa të jetë në udhëheqje të Qeverisë.

“Opsionet që janë të pranueshme për ne janë sipas kushtetutës ligjeve dhe në parimet e reciprocitetit. Kërkesat që Kosova të prodhoj targa neutrale nuk vijnë në konsiderim me mua si kryeministër. RKS janë tabelat e Kosovës. Dhe kjo është në përputhje me zotimet e Beogradit në Bruksel dhe ata nuk duhet të prodhojnë targa me akronime të tilla. Targa të UNIMIK nuk prodhon Republika e Kosovës. Unë nuk do të isha kryeministër po të mos ishte Kosova shtet e Republikë dhe s’ka si të jetë ndryshe”, është shprehur Kurti.

Kurti i prerë: Me mua kryeministër, Kosova nuk kthehet prapa, s’ka më targa KS të UNMIK-ut, por vetëm RKS

Kryeministri Kurti ka kujtuar faktin se Kosova nuk mund të marrë vendime që e vënë në pikëpyetje pavarësinë e vendit, ndërsa tha se është i mjaftueshëm konsesioni që vendimi që do të duhej të zbatohej më 1 gusht të shtyhet për 1 shtator./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin, Ratko Mladiq

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Kosova News 24/08/2022 24/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Kosova U18 pëson humbje nga Islanda
18:28 -06/07/2025
Peci publikon foto nga Mitrovica Veriore: Freski, qetësi e siguri në veri
18:03 -06/07/2025
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
17:31 -06/07/2025
Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri
17:28 -06/07/2025
Izraeli dërgon ekipin në Katar për bisedime me Hamasin – a do të shohim një armëpushim në Gaza së shpejti?
16:33 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?