KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Emrimi i Joseph si emisar special mund të sjellë ndryshime të shpejta
Politikë

Emrimi i Joseph si emisar special mund të sjellë ndryshime të shpejta

Kosova News
Kosova News 14:36 -04/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka propozuar Eduard Joseph të emërohet emisar special për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian. Ky propozim vlerësohet nga njohësit e çështjeve politike në vend, derisa theksojnë se mund të sjellë ndryshime të shpejta.

Profesori universitar, Dritëro Arifi, tha se emërimi i emisarit amerikan është një sinjal edhe për qeverinë e Kosovës, që të lëvizë me asociacionin, pasi sipas tij, tani ShBA-ja duhet ta ketë në tavolinë një fakt shumë të rëndësishëm, që Kosova është e orientuar si për të drejtat e njeriut ashtu edhe për vizionin euroatlantik.

Profesori universitar, Dritëro Arifi, tha se emërimi i emisarit amerikan është një sinjal edhe për qeverinë e Kosovës, që të lëvizë me asociacionin, pasi sipas tij, tani ShBA-ja duhet ta ketë në tavolinë një fakt shumë të rëndësishëm, që Kosova është e orientuar si për të drejtat e njeriut ashtu edhe për vizionin euroatlantik.

“Me këtë lëvizje do të ndryshonte i gjithë narracioni, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin Perëndimor. Besoj se mund të ketë njohje nga pesë vendet e BE-së, jo vetëm për shkak të Kosovës, por edhe për shkak të rrethanave gjeopolitike që janë krijuar në kontinentin evropian. Sot nuk mundet Spanja të jetë neutrale ndaj Kosovës, ku kontinenti evropian është në buzë të një lufte, dhe në një farë mënyre çdo neutralitet kundrejt Kosovës do të ishte favor për forcat destruktive jo vetëm në Ballkan, por edhe në BE. Nuk besoj njëherë që do të ketë njohje reciproke me Serbinë, por kjo do ta desfaktorizonte Serbinë skajshmërisht shumë. Pra, do ta bënte të parëndësishëm dialogun me Serbinë nëse kemi njohjen nga pesë vendet e BE-së. Kjo do ta detyronte Serbinë që ta ri-mendojë komplet politikën e vet, jo vetëm karshi Kosovës, por edhe karshi perëndimit”, ka thënë Arifi.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, tha se lëvizja e Amerikës është e mirëpritur dhe se kjo do të ndihmojë Kosovën në integrimet evropiane, duke i dhënë një shtytje që të angazhohet për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

“Është pozitive dhe shpresoj që do të ndodhë diçka. Me tepër se e kuptoj si lobizim të njohjes së Kosovës, pra ndoshta drejtpërdrejt si kërkesë unike dhe të vetme që pa kushte të njihet Kosova nga pesëshja evropiane. Të shpresojmë që Biden të arrijë qëllimin, që në fund të mandatit të tij, së paku brenda këtij viti të ndodhin këto njohje. Ndërsa, për sa i përket relacionit Kosovë-Serbi, kërkesa elementare e ndërkombëtarëve është që Kosova të themelojë Asociacioni dhe përmes tij zgjidhen çështjet”, ka thënë Burjani.

Presidenti Biden, në pjesën kushtuar rolit të ShBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, propozoi gjithashtu se paralelisht me emërimin e një të dërguari të posaçëm për njohjen e Kosovës, administrata e Bidenit duhet t’i sanksionojë liderët në Shqipëri dhe Kosovë që promovojnë ndonjë ‘unifikim’ të këtyre dy vendeve të pavarura.

Emisari Special për njohjen e Kosovës mund të punojë gjithashtu me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në vendet që janë bindur nga Serbia për të hequr njohjen e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kosova News 04/06/2024 04/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?