Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamnetarit Veseli, tha se një temë që del në pah në parashtrimet e Prokurisë është ajo se për arsye të të qenit lojal ndaj të akuzuarve, dhe pretendohet se nuk mund të jepen emrat e disa dëshmitarëve, çkado do të thotë që duhet të ketë shumë shumë prej tyre që janë shumë besnik, nuk do të jenë në gjendje të pranojnë një deklaratë të mëparshme.Emmerson i kujtoi Gjykatës se Veseli qysh në ditën e dërgimit në Hagë dhe në seancën e parë të tij, kishte bërë thirrje për bashkëpunim me gjykatën.
“Zoti Veseli ka dhënë mesazh të fortë, të qartë për të gjithë, që të gjithë duhet të bashkëpunjnë me Dhomat e Specilizuara, se askush nuk duhet të mendojë se mos bashkëpunimi është një kauzë që ndihmon të akuzuarit. Ai më ka kërkuar specifikisht të theksoj këtë pjesë të deklaratës që e ka bërë në momentinn e arrestimit të tij, dhe në seancën e pare. Ai ka kërkuar që të gjithë të jenë bashkëpunues”, tha ai.
Emmerson kujtoi se UÇK nuk ishte një organizatë e strukturuar, por një lëvizje popullore.
“UÇK ishte një levizje e njerëzve, një perpjekje për të mbrojtur popullinë civile, për të mbrojtur nga aktet cnjerëzore nga forcat serbe”, tha ai.


