KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Emisari amerikan Escobar sot takon Vuçiqin në Beograd
Politikë

Emisari amerikan Escobar sot takon Vuçiqin në Beograd

Kosova News
Kosova News 09:10 -20/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të takohet në Beograd me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç është paralajmëruar, Escobar do të zhvillojë takim me Vuçiqin në Presidencën serbe në orën 09:30 të enjten, ndërkaq dy orë më vonë do të takohet me Bërnabiqin në Qeverinë serbe.

Pas këtyre takimeve nuk është paralajmëruar se do të ketë deklarata për media.

Dje emisari Escobar vizitoi Prishtinën, ku përsëriti mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

- Reklamë -

Vizita e Escobarit në Kosovë vjen në kohën kur është raportuar se liderëve të Kosovës dhe Serbisë u është paraqitur një propozim nga Franca dhe Gjermania, që do të mund të ishte një kornizë e re për dialogun midis dy shteteve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Osmani thekson se Serbia po i financon strukturat kriminale – Escobari shpreh mbështetjen e ShBA-së për aspiratat euro-atlantike të Kosovës

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky propozim konsiston në atë që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve. Në kuadër të këtij procesi, deri më tani janë arritur më shumë se 30 marrëveshje, por shumica prej tyre nuk janë zbatuar në terren. Beogradi po ashtu ka organe të veta në komunat me shumicë serbe në Kosovë, organe që financohen nga buxheti i Serbisë.

Escobar viziton Prishtinën dhe Beogradin teksa më pak se dy javë kanë mbetur për serbët në Kosovë që të riregjistrojnë makinat e tyre nga targat e lëshuara nga Serbia, në ato RKS- Republika e Kosovës.

Këto janë kryesisht targa KM (Mitrovicë e Kosovës), që konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë. Makina me targa të tilla kryesisht qarkullojnë në komunat në veri të Kosovës.

Makinat e targa të lëshuara nga Serbia janë larguar nga përdorimi dhjetë vjet më parë në zonat ku jetojnë serbët në jug të Kosovës.

Kurti thotë se Kosova është palë kreative në dialog, Escobari konfirmon përkrahjen e ShBA-së

Më 31 korrik, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, Kosova shtyu për një muaj zbatimin e vendimit për riregjistrimin e targave të makinave, pasi serbët lokalë, në shenjë pakënaqësie ngritën barrikada në veri.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk do të zgjatet afati për riregjistrim – që skadon më 31 tetor – dhe se nga 1 nëntori, makinat me targa serbe nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

Kosova News 20/10/2022 20/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?