KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Elezi: KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, fushata dhe aktivitetet tjera organizohen me afate të shkurtëra kohore
Politikë

Elezi: KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, fushata dhe aktivitetet tjera organizohen me afate të shkurtëra kohore

Kosova News
Kosova News 10:05 -30/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Në këtë fazë, para shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ është e përqendruar në trajtimin e çështjeve fillestare dhe urgjente që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për angazhimin aktual të KQZ-së, derisa janë në pritje të vendimit për shpalljen zyrtare të datës së zgjedhjeve.
Gjithashtu, ai ka treguar se të gjitha aktivitetet zgjedhore, përfshirë fushatën zgjedhore, do të organizohen sipas afateve të shkurtëra kohore.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur tashmë fazën përgatitore të procesit zgjedhor, duke u angazhuar në trajtimin e të gjitha çështjeve fillestare dhe urgjente që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe të cilat do të miratohen në mbledhjen e parë pas vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve. Këto përgatitje përfshijnë planifikimin e aktiviteteve zgjedhore, përcaktimin paraprak të afateve kohore, planifikimi i buxhetit si dhe koordinimin me institucionet relevante”, tha Elezi.
Më tej, Elezi ka treguar se meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme, një ndër vendimet e para të KQZ-së do të jetë ndryshimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore që ndërlidhen drejtpërdrejt me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit.
“Pasi këto janë zgjedhje të parakohshme, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, organizimi i tyre bëhet me afate të shkurtëra kohore dhe një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë ndryshimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore apo përshtatja e tyre sipas nevojës, në pajtim me rrathanat dhe kohën në dispozicion të KQZ-së. Të gjitha afatet e aktiviteteve zgjedhore që kanë të bëjnë me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit, do të zhvillohen brenda një kohe të shkurtër. Në këtë drejtim, KQZ do të përcaktojë afatin për partitë politike për të formuar koalicione dhe deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje; afatin për subjektet politike për t’u certifikuar e për të dorëzuar listën e kanidatëve për deputetë; dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, KQZ cakton edhe kohën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, si dhe regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta. Pjesë e këtij plani është edhe vendosja e afateve për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave”, tha Elezi për EO.

Elezi ka treguar se në mesin e aktiviteteve zgjedhore që do të organizohen në afate të shkurtëra kohore do të jetë edhe fushata zgjedhore për subjektet politike.
“Meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme, periudha e fushatës zgjedhore është më e shkurtër në krahasim me zgjedhjet e rregullta, për shkak të afateve të kufizuara kohore. Në zgjedhjet e fundit të parakohshme, fushata zgjedhore ka zgjatur 11 ditë e 7 orë, ndërkaq për zgjedhjet e radhës, KQZ do të përcaktojë kohëzgjatjen e saj në përputhje me afatin e përgjithshëm kohor në dispozicion të KQZ-së për organizimin e të gjithë procesit zgjedhor”, njoftoi Elezi.
Të mërkurën kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Radoniqi pas takimit ka thënë se KQZ si datë të zgjedhjeve preferon 7 qershorin

Gjithashtu lexoni:

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Kosova News 30/04/2026 30/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?