KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eksportet gjermane të armëve në Izrael ranë në zero pas vendosjes së kufizimeve
Botë

Eksportet gjermane të armëve në Izrael ranë në zero pas vendosjes së kufizimeve

Kosova News
Kosova News 20:05 -27/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjermania nuk ka miratuar asnjë eksport të ri armësh për Izraelin që nga shpallja e embargos së pjesshme në muajin gusht, në një zbatim gjithnjë e më të gjerë të kufizimeve të shpallura nga kancelari, Friedrich Merz.

Më 8 gusht, si përgjigje ndaj planit të Izraelit për të pushtuar plotësisht enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta, Merz deklaroi se vendi i tij “nuk do të miratojë asnjë eksport pajisjeje ushtarake që mund të përdoret në Rripin e Gazës deri në një njoftim të dytë”.

Megjithatë, sipas një përgjigjeje me shkrim nga Ministria Gjermane e Ekonomisë drejtuar deputetit të majtë Ulrich Thoden, Izraelit nuk i janë dhënë asnjë leje (për eksport armësh) ndërmjet datës së vendimit të Merzit dhe 12 shtatorit, kur politikani parashtroi pyetjen zyrtare.

Në letër, sekretari i Shtetit Thomas Steffen shkroi se qeveria ka vendosur “rast pas rasti dhe në përputhje me situatën përkatëse, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, duke marrë parasysh konsideratat e politikës së jashtme dhe të sigurisë, si dhe kërkesat ligjore”.

Ai shtoi se Gjermania “riafirmon parimet e politikës së saj ndaj Izraelit dhe mbetet veçanërisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes së Shtetit të Izraelit”.

Zyra e Thodenit tha për DW News se anëtarët e partisë së tij të Majtë “vazhdojnë të jenë skeptikë se si do të zbatohet në praktikë deklarata e Merzit”.

“Politikisht, do të ishte e nevojshme të ndalohet plotësisht çdo eksport armësh (edhe ai që është miratuar më parë) për Izraelin dhe të ndërpritet bashkëpunimi i ngushtë në fushën e armatimeve mes Gjermanisë dhe Izraelit. Përndryshe, qeveria gjermane rrezikon seriozisht të jetë bashkëpërgjegjëse për krimet e ushtrisë izraelite kundër popullsisë civile palestineze, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Para ndryshimit të politikës në muajin gusht, Gjermania ishte furnizuesi i dytë më i madh i armëve për Izraelin, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mars të vitit 2024, qeveria e Nikaraguas paditi Gjermaninë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), duke e akuzuar për bashkëfajësi në gjenocidin izraelit në Gaza.

Ndërmjet 7 tetorit 2023 dhe 13 majit 2025, Gjermania ka dhënë leje eksporti për pajisje ushtarake në vlerë prej 485 milionë euro, sipas të dhënave të parlamentit gjerman.

Ndryshimi i fundit i politikës vjen mes presionit në rritje ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Izraelit. Në muajin gusht, Sllovenia u bë shteti i parë i BE-së që shpalli embargo armësh kundër Izraelit, dhe në shtator i’u bashkua edhe Spanja.

Të enjten, qeveria sllovene vendosi sanksione ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili është i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 27/09/2025 27/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?