Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka ngritur dyshimet se Serbia po furnizohet me dronë nga Irani.
Në një postim në platformën “X”, Musliu ka shpërndarë një postim ku thuhet se një avion që lidhet me kompaninë “Pouya “Air”, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike Iraniane, është parë mbi ajër në Turqi.
E sipas Flightradar24, destinacioni i këtij avioni duhet të jetë Beogradi.
Për këtë eksperti i sigurisë Musliu ka shkruar “a është e vërtetë se Serbia është duke blerë dronë nga Irani?”
What's this?
— Agim Musliu (@agim_musliu) October 21, 2023
Is #Serbia really buying drones from #Iran? @usambserbia @Europarl_EN @MiroslavLajcak @USAmbKosovo @iskhoctopus https://t.co/MVPfVG9uqz


