KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekspertët shëndetësorë apelojnë për vaksinim për mbrojtje nga gripi
Lajme

Ekspertët shëndetësorë apelojnë për vaksinim për mbrojtje nga gripi

Kosova News
Kosova News 15:35 -27/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rënien e temperaturave gjatë ditëve të fundit, shumë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e gripit sezonal. Madje edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka paraqitur kalimin e pragut epidemik si pasojë e gripit sezonal. Ndërsa ekspertët shëndetësorë apelojnë për vaksinim për mbrojtje nga gripi.

Fidane Berisha, është vetëm njëra nga banoret e Prishtinës, e cila ka ardhur në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë, për t’u vaksinuar me vaksinën kundër gripit sezonal. Ajo thotë për Radio Kosovën se për herë të parë po vaksinohet me vaksinën kundër gripit.

 “Hera e parë që kam ardhur të marr vaksinën kundër gripit sezonal. U kisha rekomanduar të gjithëve që ta marrin këtë vaksinë për arsye se i mbron të gjitha ata që kanë probleme kronike, sëmundje shoqëruese, etj”, tha ajo.

Ndërsa një qytetare tjetër thotë se vaksinën kundër gripit sezonal e merr që shtatë vjet dhe se i ndihmon shumë për tejkalimin sa më të lehtë të gripit.

 “Për çdo vit vaksinohem kundër gripit sezonal në tetor, por sivjet e jam vonuar pak. Megjithatë më mirë pak vonë se hiç, sepse vaksina po më ndihmon ta kaloj gripin më lehtë”, tha ajo.

Mjeku specialist në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinës, Naim Sveçla, ka thënë për Radio Kosovën se vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar që nga tetori. Sveçla thotë se në fillim ka qenë interesimi shumë i madh i qytetarëve, teksa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vijnë të vaksinohen, ngase ka mjaftueshëm vaksina.

 “Edhe pse jemi në muajin janar në fillim ka qenë interesimi i lartë. Kanë qenë mbi 10 mijë e 500 të vaksinuar. Tash është shpallur gjendje epidemike e gripit. Ka filluar interesim por prapë nuk është i lakmueshëm numri vaksina. Kemi mjaftueshëm në stoqe, ndërsa apeli ynë është që të vijnë e të vaksinohen, nuk është vonë dhe të mbron nga gripi sezonal”, tha Sveçla.

Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, mbi 5 mijë 700 raste me gripin sezonal janë raportuar vetëm në javën e parë të janarit. E ky numër, sipas IKSHPK-së, paraqet kalimin e pragut epidemik. Teksa ka treguar edhe për masat më efikase në parandalimin e gripit sezonal, e ku vaksinimi përmendet si faktori më i mirë parandalues. Vaksinat mund të merren në çdo komunë, derisa efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes së saj.

Gjithashtu lexoni:

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!

Kurti viziton familjen e ish-policit që u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht në Serbi

Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe për sulme ndaj gazetarëve në Leposaviq në vitin 2023

KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale

Izraeli mbyll ambasadat në mbarë botën pas sulmit ndaj Iranit

Kosova News 27/01/2024 27/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!
02:34 -14/06/2025
Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë
23:18 -13/06/2025
Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime
22:35 -13/06/2025
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab
22:29 -13/06/2025
Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?