Para pak çastesh kryetari i komunës së Skënderajt Sami Lushtaku i shoqëruar me disa militantë të tij e ka sulmuar dhe rrahur fizikisht asamblistin e Vetëvendosjes në Skënderaj njëherit kryetar i degës së VV në kete qytet Hysni Mehani.
Sipas burimeve të Kosovanews ngjarja ka ndodhur në një kafiteri në qytetin e Skënderajt ku Sami Lushtaku e ka sulmuar Hysni Mehanin pa asnjë paralajmërim.
Menjëherë pas kësaj ngjarje ka ardhur ambulanca dhe e ka marrë Mehanin duke e dërguar për trajtim mjekësor.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe Kosovanews do t’iu mbajë të informuar me rastin.
Lexoni edhe:


