KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EKSKLUZIVE: Ministria e Bujqësisë e ndërprenë kontratën e qerasë me AAK-në, e largon tërësisht nga objekti në Ulpianë
Siguri

EKSKLUZIVE: Ministria e Bujqësisë e ndërprenë kontratën e qerasë me AAK-në, e largon tërësisht nga objekti në Ulpianë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 10:07 -18/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me një vendim të ditës së sotme 18 mars 2024 të lëshuar  nga zyra e sekretarit të përgjithshëm ka njoftuar sekretarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ndërprerjen përfundimtare të qerasë ku ndodhen zyrat e kësaj të fundit.

Në vendimin që e ka siguruar KosovaNeës thuhet se në bazë të kontratës së vitit të kaluar në mes të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në nenin 7 thuhet se “Pala e cila dëshiron shkëputjen e kontratës është e obliguar që në afat prej 180 ditësh, paraprakishu të paraqes kërkesën në formë të shkruar për shkëputjen e kësaj kontrate”.

Andaj ministrija duke e shfrytëzuar këtë të drejtë ligjore e ka njoftuar AAK-në duke e paralajmëruar se më nuk do t’i vazhdohet qeraja pasiqë objekti ku është e vendosur AAK-ja do të përdoret për nevoja të ministrisë. Ministria i ka dhënë afat AAK-së që deri me datë 20 shtator ta lirojë tërësisht objektin ku është duke e shfrytëzuar hapsirën prej 569m².

“Andaj, Qiradhënësi përkatësisht Ministria përgjegjëse për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural kërkon nga Qiramarrësi: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që objektin ta liroi në afat prej 180 ditësh nga dita e  njoftimit të kësaj shkrese përkatësisht nga 19 Marsi 2024 deri me datën 20 Shtator 2024. Lirimi i objektit kërkohet për shkak se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural këtë objekt do ta shfrytëzoi për nevoja të saja publike në përputhje me fushe veprimtarinë e saj që e ushtron sipas legjislacionit ne fuqi” thuhet ndër të tjera në vendimin e ministrisë.

Tutje në vendim ministria i ka bërë të qartë AAK-së qe objektin e marrë me qira ta liroi nga te gjitha sendet dhe njerëzit me datën përfundimtare 20 Shtator 2024 si dhe deri me ketë datë duhet të bëjë kompensimin e qirasë sipas nenit 3 paragrafi 1 të kontratës bazë dhe se e ka paralajmëruar se nëse nuk e përfillë vendimin e ministrisë do të ushtroi padi në organet kompetente gjyqësore për lirim të objektit.

Javën e kaluar Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Faton Peci vizitoi si një mysafir i paftuar objektin  ku ndodhet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Ulpianë.
Peci pa nga afër hapësirat prej 600 metra katrorë të cilat më parë ishin liruar nga Ministria e Bujqësisë dhe pritet të rinovohen nga ky institucion për nevojat e tij.

Menjëherë pas kësaj në një komunikatë zyrtarë reagoi AAK duke e quajtur ministrin Faton Peci një manipulant pasi që po bënte marketing politik duke thënë se AAK-ja nuk ka qenë duke i shfrytëzuar ato hapsira por vetëm katin e parë ku është e vendosur aktualisht.
Por si duket pas këtij vendimi të ministrisë partia e AAK-së më nuk do të ketë mundësi t’i shfrytëzoj as këto hapësira

Marrja e zyrave të AAK-së, Peci thotë se u kërcënua nga zyrtarët e partisë

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

Jeton Sopa 18/03/2024 18/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
12:01 -07/06/2025
Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme
11:44 -07/06/2025
Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit
11:27 -07/06/2025
Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit
11:04 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?