Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajțjes së aktit të komunës për zgjedhjen e kryesuesit të ri të asamblesë së Prishtinës ka vlerësuar se nuk është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Në dokumentin e siguruar nga KosovaNews, thuhet se vendimet e miratuara në mbledhjen e V-të e Kryeqytetit e mbajtur më datë 27.06.2023, nuk krijojnë asnjë efekt juridik.
E njëri nga Vendimet që nuk krijon efekt juridik ishte edhe Vendimi për shkarkimin e Kryesuesit të Kuvendit të Kryeqytetit, Fehmi Kupinës.
“Vendimi pěr zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Kryeqytetit i datës 21.07.2023 është në kundershtim me procedurën e zgjedhjes se Kryesuesit, pasi që Kuvendi i Kryeqytetit ligjërisht ka kryesues, andaj fillimisht duhet të zhvillohen procedura për shkarkimin e tij” thuhet në dokument.
Në bazë të asaj që është cekur më lart si dhe kërkesave të MAPL-së drejtuar Kryetarit dhe Kryesuesit të Kuvendit të Kryeqytetit me shkresën me numër protokolli VI-020-547/1, datë, 04.07.2023, dhe shkresën me numër protokolli VI-020-547/2, datë, 07.07.2023, Kuvendi i Kryeqytetit duhet të ndermerr veprimet siç është kërkuar që qëllimisht të zhvillohen procedurat për shkarkimin e Kryesuesit, e pastaj duhet të zgjidhet Kryesuesi i Kuvendit në pajtim me legjislacionin në fuqi. Bazuar në te lartcekurat Kuvendi i Kryeqytetit Prishtinës duhet të ndërmerr veprime dhe brenda afatit ligjor, prej 30 ditëve, të rishqyrtoj dhe të harmonizoj aktin më legjislacionin në fuqi.
Theksojmë se Kuvendi i Kryeqytetit Prishtinës në mbledhjen e mbajtur me datë 21.07.2023, ka miratuar Vendimin N. 01-021/01-151871/20123 për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Kryeqytett. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bazuar në nenin 82 të Ligjit Nr. 03/L-O40 për Vetëqeverisje Lokale, përmes shkresës me numër protokolli V-020-547/1, datë, 04.07.2023, dhe shkresës me numër protokolli VI-020-547/2, date, 07.07.2023, ka njoftuar se ka konstatuar që mbledhja e V-të e Kryeqytetit e mbajtur më datë 27.06.2023, ka përfunduar në atë moment kur Kryesuesi i Kuvendit e ka shpallur të mbyllur mbledhjen për shkak të rrethanave të krijuara të cilat kanë pamundēsuar vazhdimin e mbledhjes.




