KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EKSKLUZIVE – Ky është propozimi i Kryeministrit Kurti për veteranët
Politikë

EKSKLUZIVE – Ky është propozimi i Kryeministrit Kurti për veteranët

Kosova News
Kosova News 16:17 -20/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dorëzuar një ofertë me shkrim Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ashtu siç kishte paralajmëruar muajin e kaluar kur kishte pritur në zyre krerët e OVL të UÇK-së.

KosovaNews ka siguruar ofertën që ua ka dërguar kryeministri Kurti krerëve të OVL-së.

Sipas kësaj, Kryeministri Kurti ka propozuar dy alternativa, njëra prej tyre është që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

Sipas kësaj, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, kryeministri Kurti propozon përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar.

Alternativë ndaj këtij propozimi të Kryeministrit Kurti mbetet zbatimi i ligjit në fuqi për kategorizimin e veteranëve, i cili në momentin e miratimit, nga çfarë kemi kuptuar në takimin e qershorit, ka pasur edhe mbështetjen e OLV të UÇK-së.

“Ne besojmë se me këtë propozim sigurohemi që të kemi një listë përfundimtare dhe të saktë të veteranëve, duke i bërë nder luftës dhe sakrificës së popullit tonë dhe duke mundësuar një trajtim të dinjitetshëm atyre që dhanë kontributin e tyre në çlirimin e vendit”, thuhet në propozimin e kryeministrit Kurti, shkruan KosovaNews.

“Të dy alternativat do të zhvilloheshin veçmas dhe pa e penguar apo ndikuar procesin gjyqësor në zhvillim e sipër.”, thuhet në propozim.

Kujtojmë se gjatë muajit të kaluar, organizatat e dala nga lufta kishin organizuar protesta para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga Qeveria përfshirjen në ligjin për pagën minimale që ishte përcaktuar të jetë 264 euro për sektorin privat.

Një ditë pas protestave të organizuara, kryeministri Albin Kurti kishte pritur në takim përfaqësuesit e OVL-ve të UÇK-së, takim ky i cili zgjati përreth tri orë dhe përfundoj pa marrëveshje konkrete në mes të palëve.

Në fund të takimit, kryeministri Albin Kurti, kishte deklaruar se Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do t’u dorëzohet nga Qeveria një ofertë me qëllim të arritjes së marrëveshjes në mes të  palëve./KosovaNews

Lexo edhe:

Klinaku konfirmon pranimin e propozimit të Kurtit, tregon sa a do ta prnanojnë

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli: Furnizimi me ujë i komunave veriore nga KRU Mitrovica i ka kushtuar Kosovës 19.5 milionë €

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Macron: Uroj që javët e ardhshme të rifillojë dialogu Kosovë – Serbi

`Dita kundër homofobisë`, Guerot vendos në ambasadë flamurin e LGBT+

Kosova News 20/07/2022 20/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Rizvanolli: Furnizimi me ujë i komunave veriore nga KRU Mitrovica i ka kushtuar Kosovës 19.5 milionë €
14:50 -17/05/2025
Real Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Dean Huijsen
14:37 -17/05/2025
Rama: Evropa gati për një epokë të artë, Shqipëria partner kyç i ShBA-së dhe BE-së
14:14 -17/05/2025
Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi
13:58 -17/05/2025
Haradinaj: Kurrë s’kam pa njerëz duke ikur si pa kry, sikur serbët nga Jabllanica
13:29 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?