KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EKSKLUZIVE: KosovaNews siguron dokumentin e Policisë Turke, Valdrin Sahiti u arrestua për drogë në Aeroportin e Stambollit 
Siguri

EKSKLUZIVE: KosovaNews siguron dokumentin e Policisë Turke, Valdrin Sahiti u arrestua për drogë në Aeroportin e Stambollit 

Jeton Sopa
Jeton Sopa 15:40 -15/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosovanews të mërkuren kishte raportuar për arrestimin e disenjatorit kosovar Valdrin Sahiti, i cili u kap me drogë nga policia turke duke kaluar në zonën VIP të Aeroportit të Stambollit me pasaportë diplomatike.

Pas publikimit të këtij lajmi, avokati i tij Besnik Berisha mohoi arrestimin e tij duke thënë se raportime të tilla janë të pavërteta dhe se Valdrin Sahiti  kishte pasur keqkuptime për një çantë që e kishte harruar në avion dhe sipas tij, mënjëherë kishte udhëtuar për në Dubai.
Të enjten në një përgjigjie për KosovaNews nga Ministrija e Punëve të  Jashtme e Kosovës thanë se për këtë çështje e  ende nuk kanë marrë njoftime zyrtare nga autoritetet turke dhe ambasada e Kosovës në Turqi dhe se janë në pritje të informacioneve zyrtare.

KosovaNews ka siguruar një dokument të Zyrës së Policisë Turke në Aeroportin e Stambollit i cili dëshmon se Valdrin Sahiti është arrestuar dhe ndaluar në Aeroportin e Stambollit në  bazë të ligjit 95 të kodit penal të Republikës së Turqisë.

Në bazë të këtij dokumenti të datës 11 prill 2023 ku figuron edhe numri i pasaportes Diplomatike të Valdrin Sahitit të nënshkruar nga shefi i parandalimit dhe hetimit të krimeve Mustafa Gani, Valdrin Sahit është pajtuar që pas arrestimit të njoftohet Kosullata e Republikës së Kosovës në Stamboll.

Në këtë dokument me numër të rastit 47909374-95304 lidhur me Valdrin Sahitin thuhet:


“Shtetasi i huaj të dhënat e të cilit janë shkruar më poshtë, në përputhje me nenin 36 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore të vitit 1963, nenin 95 të Ligjit për Gjykatën Penale nr.5271 dhe nenin 8 të Rregullores për Arrestimin, Paraburgimin dhe Deklarimin, botuar në Gazetën Zyrtare më datë 01.06.2005 dhe me numër 25832, u informua se situata e tij do të raportohej menjëherë në Konsullatë dhe u mor kërkesa me shkrim si në vijim:

Unë kërkoi që lidhur me situatën time të njoftohet konsullata, misioni diplomatik i shtetit tim.

Në bazë të këtij dokumenti arrestimi i tij është bërë sipas nenin 95 të Ligjit për Gjykatën Penale të Republikës së Turqisë nr.5271 në pikën 2  thuhet se:

1. Kur i dyshuari ose i akuzuari arrestohet ose ndalohet kur i zgjatet afati, me urdhër të Prokurorit Publik, duhet t’i lajmërohet një të afërmi ose të një personi të caktuar.

2.  Nëse është shtetas i huaj që arrestohet ose mbahet në paraburgim, përderisa nuk kundërshton me shkrim, Rasti i tij raportohet në konsullatën e shtetit shtetas i të cilit është.

Lexo Poashtu:

EKSKLUZIVE: Disenjatori Valdrin Sahiti kapet me drogë dhe arrestohet në aeroportin e Stambollit, përdori pasaportën diplomatike

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

Skandal në Ferizaj: Mashtruesi ushtroi detyrën e mjekut dhe farmacisrit për 8 vjet – me diplomë të falsifikuar!

Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë të Fakultetit të Mjekësisë

Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

Jeton Sopa 15/04/2023 15/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
18:52 -30/06/2025
Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
18:31 -30/06/2025
Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë
18:25 -30/06/2025
Botërori i Klubeve 2029 mund të mbahet në Katar
18:20 -30/06/2025
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
17:06 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?