Gjatë ditës së sotme, në njërën nga pikat kufitare me Serbinë është ndaluar edhe një polic.
Sipas burimeve të KosovaNews, edhe ky polici i ndaluar sikurse të tjerët, është shtetas të Republikës së Kosovës, por mbanë edhe shtetësi të Serbisë dhe aktualisht është i punësuar në Policinë serbe.
Burime pranë institucioneve të sigurisë bëjnë të ditur se arsyeja e ndalimit është se personi në fjalë, si shtetas i Kosovës, nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione në institucionet e sigurisë të një shteti tjetër pa miratimin e organeve përkatëse të Kosovës.
Sipas të njëjtave burime, polici që është ndaluar aktualisht është duke u marrë në pyetje nga organet kompetente dhe pritet të deportohet në Serbi.
Lexo po ashtu: