Ad image

Zëvendëspresidentja e BB-së për Evropë viziton Kosovën

Kosova News
Kosova News 19:03 -31/05/2022

Anna Bjerde, Zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, ndodhet për një vizitë treditore në Kosovë. Bjerde do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, me ministra të tjerë të Qeverisë, deputetë, diplomatë, partnerë zhvillimorë dhe organizata të shoqërisë civile.

“Bjerde do të diskutojë sfidat dhe mundësitë e Kosovës për rritje ekonomike më të avancuar, më të qëndrueshme dhe më të gjelbër, si dhe mbështetjen që Banka Botërore mund t’i ofrojë Kosovës. Ajo do të vizitojë gjithashtu spitalin rajonal në Mitrovicë, i cili ka përfituar pajisje dhe furnizime përmes një projekti të financuar nga Banka Botërore, pastaj përfituesit e një projekti për bujqësinë të financuar nga Banka Botërore, si dhe ish-minierat e Korporatës Energjetike të Kosovës, për të diskutuar mbështetjen e mundshme për rehabilitimin e tyre në të ardhmen”, njofton Zyra e Bankës Botërore në Kosovë. /rtk/

Shpërndaje