KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » S’mund të paguajnë faturat e mbeturinave, Avokati i Popullit tregon gjendjen alarmante të komuniteteve në Mitrovicë
Ekonomi

S’mund të paguajnë faturat e mbeturinave, Avokati i Popullit tregon gjendjen alarmante të komuniteteve në Mitrovicë

Kosova News
Kosova News 16:32 -30/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbeturinat në Mitrovicë të familjeve nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian nuk po bëhet nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut, për shkak që banorët e kanë të pamundur pagesën e faturave për shkaqe ekonomike.

Sot, ekipi i Institucionit të Avokatit të Popullit, kanë mbajtur një takim me qytetarët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në qytetin e Mitrovicës si dhe kanë vizituar disa familje nga këto komunitete, ku më afër janë njohur me sfidat dhe shqetësimet e tyre.

Në një njoftim, Avokati i Popullit, bën të ditur se çështja e mbeturinave është tejet shqetësuese për këta qytetarë, pasi që kompania e kontraktuar nga komuna nuk po bën mbledhjen e mbeturinave të tyre si pasojë e mospagesave të faturave.

“Çfarë është shqetësuese dhe që kërkon veprim urgjent të autoriteteve, qoftë atyre komunale por dhe të atyre qendrore, është prezenca e madhe e mbeturinave në rrugë por edhe brenda podrumeve dhe hyrjeve të banesave kolektive, të cilat paraqesin rrezik serioz për banorët. Bartja e mbeturinave, sipas banorëve nuk bëhet nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut, për shkak që banorët e kanë të pamundur pagesën e faturave për shkaqe ekonomike.”, shkruan në njoftim.

Pjesëmarrësit, po ashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e kushteve elementare për jetesë, gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale, nivelin e lartë të papunësisë, pretendime për diskriminim nga organet komunale si dhe nga institucionet e tjera publike dhe private.

Andaj, Avokati i Popullit karshi kësaj situate alarmante dhe kërkon veprim të menjëhershëm të autoriteteve komunale por edhe atyre qendrore që të gjejnë mënyra të zgjidhjes së këtij problemi që paraqet rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e banoreve në këtë lokalitet.

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit Kosova B

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Dhoma e Tregtisë: Të pezullohet liberalizimi i tregut të energjisë

OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

Kosova News 30/03/2023 30/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?