KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sipas ATK-së, pagesa e tatimeve nga këngëtarët është rritur nga 800 mijë në rreth 2 milionë euro
Ekonomi

Sipas ATK-së, pagesa e tatimeve nga këngëtarët është rritur nga 800 mijë në rreth 2 milionë euro

Kosova News
Kosova News 09:47 -31/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka thënë se gjatë vitit të kaluar është shënuar rritje e qarkullimit të deklaruar në ATK nga ana e këngëtarëve dhe grupeve muzikore.

Sipas tij bazuar në planin që ka vepruar ATK-ja, qarkullimi i deklaruar i kësaj pjesë të tatimpaguesve nga 10 milionë euro ka arritur deri në 20 milionë euro, ndërsa sa i përket pagesave të tatimit Murtezaj, ka thënë se ka pasur rritje nga rreth 800 mijë euro në rreth 2 milionë euro, nga kategoria e këngëtarëve dhe grupeve muzikore.

“Nuk e kisha quajtur fushatë, ky është një aktivitet. Ka qenë në të kaluarën një aktivitet i ATK-së që e ka trajtuar, mirëpo vitin e kaluar përmes projektit ne e dimë që ka pasur një fokus më të theksuar të monitorimit të realizimit të të hyrave nga ana e kësaj kategorie të bizneseve. Në të njëjtën kohë të detyrimeve që ata kanë pasur dhe kanë në raport me pagesën e tatimeve. Si rezultat i atij plani specifik, të monitorimit është arritur që gjatë vitit të kaluar të shënohet një rritje e qarkullimit të deklaruar nga ana e tyre, nga 10 milionë në mbi 20 milionë euro. Apo diku mbi 100 për qind. Po ashtu edhe pagesa e tatimeve ka pasur një rritje nga rreth 800 mijë euro në rreth 2 milionë euro nga kjo kategori e këngëtareve dhe grupeve muzikore”, ka thënë ai për EO.

Murtezaj ka thënë se ka pasur raste ku këto grupe nuk kanë deklaruar saktë të hyrat e tyre dhe përmes kontrolleve ATK-ja është duke bërë vlerësimin e tyre.

“Përkundër kësaj rritje të dhënat tona tregojnë se në raste të caktuara ka këngëtar të caktuar, grupe muzikore të cilat nuk kanë raportuar saktë të hyrat e tyre dhe ne tani përmes kontrolleve jemi duke i bërë vlerësimet tatimore, vlerësime këto që po prodhojnë rezultate”, ka theksuar ai.

Murtezaj ka thënë se dy muajt e parë të këtij viti janë mbledhur rreth 150 milionë euro, që në raport me periudhën e njëjtë të viti të kaluar, sipas tij, është një rritje mbi 19 për qind e të hyrave tatimore.

“Për dy muajt e parë të këtij viti janë mbledhur rreth 150 milion euro, që nëse e shohim në raport me periudhën e njëjtë të viti të kaluar kemi një rritje mbi 19 për qind të hyrave tatimore. Kjo rritje po vazhdon të ketë një trend të njëjtë pothuajse një rritje të vazhdueshme për rreth 20 për qind të të hyrave me periudha të njëjta të viteve paraprake. Kjo është një indikator pozitiv i cili tregon një përformancë të suksesshme të ATK-së”, është shprehur ai.

Murtezaj ka theksuar se në rastet kur identifikohet një nëndeklarim apo shmangie tatimore, përveç ndëshkimeve administrative që merren, në të njëjtën kohë procedohen për çështje penale kur ka një shmangie një vlerë më të lartë. “As një herë nuk ka qenë dhe nuk është fokusi i ATK-së të gjobitet as kush”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit Kosova B

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Dhoma e Tregtisë: Të pezullohet liberalizimi i tregut të energjisë

OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

Kosova News 31/03/2023 31/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?