KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përmbyllet projekti “Digital Data Kosovo”
Ekonomi

Përmbyllet projekti “Digital Data Kosovo”

Kosova News
Kosova News 17:48 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përmbyllet projekti “Digital Data Kosovo” në kuadër të projektit Sfida për të dhëna të hapura e mbështetur nga Korporata Amerikane e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK), ngjarje kjo e organizuar sot në hapësirat e KlanArena.

Petrit Selimi, shef i “Milennium Foundation Kosovo”, ka thënë se janë rreth 100 aktivistë të organizatave të ndryshme që kanë punuar për të realizuar projektin.

Projektet kanë qenë më shumë në energji, eficienca e energjisë, si dhe bashkëpunimi me qeverinë dhe institucionet e vendit për qasje në dokumente zyrtare.

Selimi ka thënë se kjo marrëveshje ka për qëllim rritjen e transparencës në mbrojtjen e të dhënave.

“Disa fusha që kanë qenë në programin tonë, kemi menduar që mund të ketë një urë lidhëse në mes të prodhimit të të dhënave, hapjes të të dhënave apo konsumit apo përdorimit të dhënave të hapura, shpesh ka pasur institucione të cilët nuk kanë refuzuar t’i japin të dhënat, por ato i kanë vendosur në një PDF diku në një ueb sajt pa një kujdes se kush mund t’i përdorë ato. Roli jonë ka qenë që të jenë në faqen e EXCEL apo në formatin të përdorshme nga qytetarët apo nga aktivistët”, ka thënë Selimi.

Ndërsa Sarah Olmstead, drejtoreshë e Korporatës Amerikane të Mijëvjeçarit, ka folur mbi bashkëpunimin me qeverinë dhe institucionet e vendit për qasje në dokumente zyrtare.

“Fokusoni në kapjen e gjërave të këqija që po ndodhin, qoftë nëse bëhet fjalë për korrupsionin aktual, nëse është për efikasitetin, nëse është paaftësi, dhe kështu ne pamë se kjo çoi në një hezitim për të dhënë të dhëna dhe për të krijuar këtë mosbesim mes këtyre palëve. Pra, ky aktivitet ishte me të vërtetë përpjekja jonë e vogël, dhe unë mendoj se Petriti tha se ky është si një projekt shumë i vogël fillimisht dhe nuk mendoj se kishim ndonjë pritshmëri të madhe për të, por me të vërtetë një përpjekje e vogël për të provuar të modelojmë disa marrëdhënie pozitive bashkëpunimi, dhe partneritete midis shoqërisë civile dhe qeverisë”, tha ajo.

Ndërsa, Carolyn Wetzl Chen drejtoreshë dhe menaxhuese e Korporatës Amerikane të Mijëvjeçarit ka thënë se ka qenë i vështirë bashkëpunimi me qeverinë për t’i bërë publike të dhënat e tyre dhe se për këtë nevojitet kohë.

“Komponenti i papritur, absolutisht kritik i sfidave të diktuara, ka qenë puna me Qeverinë e Kosovës për t’i bërë publike të dhënat e tyre dhe në dispozicion për t’i diktuar grant-marrësit që t’i përdorin për zgjidhjet e tyre. E kuptojmë se vullneti për të bërë publike të dhënat nuk mjafton, duhet kohë, ndoshta para dhe ekspertizë për t’i bërë të dhënat të kuptueshme, të qasshme, dhe të sakta. Dhe nuk është gjë e vogël që për qeverinë, dhe institucionet e Kosovës, të organizojnë që të dhënat e tyre të përgatiten për t’i bërë publike dhe pastaj t’i shfaqin për t’i përdorur në të gjithë botën”, tha Wetzl Chen.

Me temën “Transparenca e të Dhënave të Hapura dhe Qeverisja e Mirë, përvoja e Kosovës dhe perspektiva rajonale Michael Davenport, shef i Misionit te OSBE-së në Kosovë ka thënë se gjatë pandemisë janë publikuar emra të personave të prekur me COVID-19, ku nuk janë respektuar të dhënat personale të qytetarëve.

“Në disa raste, përfshirë edhe në Kosovë, këta emra arritën tek mediat apo media sociale, dhe u bënë publike. Zbulimi i emrave të atyre që rezultuan pozitivë shkel të drejtën e privatësisë. Kjo gjithashtu ka implikime në shëndetin publik dhe ka vepruar si një pengesë në disa raste, për shembull, nëpërmjet testimit të individëve. Por në të njëjtën kohë të dhënat e grumbulluara mbi infeksionet, vaksinimet, përgjigjet e Sistemit Shëndetësor, janë absolutisht jetike për të kërkuar llogari nga qeveritë dhe për të përmirësuar punën në shëndetin publik”, tha Davenport.

Në fund është mbajtur edhe një diskutim i hapur mbi temat rreth transparencës për qasje në të dhënat zyrtare në institucionet e vendit, ku pjesë e panelit ishin edhe organizata jo qeveritare./kp/

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit Kosova B

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Dhoma e Tregtisë: Të pezullohet liberalizimi i tregut të energjisë

OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

Kosova News 15/06/2022 15/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?