Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se reforma e skemave sociale dhe pensionale është e domosdoshme në Kosovë.
Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se kjo reformë mundësohet nga marrëveshja që si Qeveri kanë nënshkruar me Bankën Botërore, marrëveshje e cila tashmë ka muaj që pret dritën e gjelbër nga Kuvendi i Republikës.
“Shpresoj që një nga punët e para që do të bëjë Kuvendi në sesionin e ri, të jetë ratifikimi i kësaj marrëveshjeje”, tha ai.


