Në konferencën e para-ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh se burimet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësi energjetike e cila siguron zhvillim energjetik.
Ajo tha se është e rëndësishme të mbështesin një proces të konkurrencës së mirëfilltë për të ofruar çmim më të mirë.
“Burimet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësi energjetike duke siguruar zhvillimin ekonomik të cilin ka nevojë ta ketë vendi ynë duke i mbajtur të përshtatshme për qytetarët dhe bizneset tona. Është e rëndësishme që të mbështesim një proces të konkurrencës të mirëfilltë për të ofruar do të thotë një çmim më të mirë për qytetarët….Jemi përballur me sfida të ndryshme sidomos sa i përket krizave por gjithashtu në përpjekjet dhe arritjet tona që të vendosim bazë për një sektor modern të ri modern energjetik. USAID ka qenë partneri kryesor dhe madhor në të gjitha rrugëtimet tona në zhvillimin e strategjisë, legjislacionit dhe gjithçka që mund të mendoj që e kemi bërë. Është e natyrshme që në këtë hap të parë në implementimin e strategjisë sonë opsionin e parë po e bëjmë bashkërisht”, theksoi ajo.
Ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, deklaroi se ky ankand paraqet akt të rëndësishëm për Kosovën drejtë integrimit të plotë evropian.
Ambasadori amerikan u shpreh i lumturi që SHBA-ja po e ndihmon Kosovën në përshpejtimin e të ardhmes së pastër energjetike.
Hovenier përgëzoi institucionet e Kosovës për bashkëpunimin me sektorin privat, për çka u shpreh se përfshirja e tyre në të ardhmen e Kosovës për energji të ripërtrishme është jetike për arritjen e qëllimeve për dekarbonizim.
“Ky ankand paraqet edhe një akt të rëndësishëm përpara drejtë integrimit të plotë evropian të Kosovës duke ndihmuar Kosovën për të ecur një hap përpara për t’i përmbushur kërkesat dhe standardet e BE-së për energji të ripërtrishme. Me këtë ankand Kosova përafrohet me ndërtimin e infrastrukturës të operacioneve të qëndrueshme me një fuqi punëtore të përqendruar në çështjet e klimës dhe të qëndrueshmërisë…I përgëzojmë prijësit e Kosovës për zotimin e fortë për proces transparent, efikas dhe efiçientë dhe për bashkëpunimin me sektorin privat sepse së bashku qeveri dhe sektori privat tashmë kanë filluar kalimin energjetik me objektiva ambicioze dhe të arritshme për burime të energjisë së ripërtrishme dhe dekarbonizim duke përfshirë edhe një objektiv prej 30% me gjenerim të ripërtritshëm deri në vitin 2031. Për fat të mirë Kosova tashmë ka potencial të rëndësishëm të pashfrytëzuar të energjisë e paripërtritshme mes nivele të larta të rrezatimit diellor dhe kapacitetet të dukshme të erës”, tha ai.