KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Murati publikon disa statistika: Raporti import-eksport është përmirësuar dukshëm dy vitet e fundit
Ekonomi

Ministri Murati publikon disa statistika: Raporti import-eksport është përmirësuar dukshëm dy vitet e fundit

Kosova News
Kosova News 12:16 -09/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati ka thënë se raporti import-eksport është përmirësuar dukshëm gjatë dy viteve të fundit.

Sipas tij, në vitin 2019, ky raport ishte 1:9, ndërkaq tani aktualisht është 1:6.

“Në vitin 2019, raporti eksport-import i mallrave ishte 1:9. Pra për çdo euro që merrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin. Me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 1:6”, ka shkruar sot Murati në rrjetin social Facebook.

Ai tha se ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit.

“120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike, 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore, 15 milionë euro për masën 2.1, mbështetje për kredi investuese, 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe certifikim të produkteve, mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore, kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore”, ka shkruar tutje ai./KosovaNews/

Postimi i plotë i ministrit Murati:

Në vitin 2019, raporti eksport:import i mallërave ishte 1:9.

Pra për çdo euro që merrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin.

Me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 1:6.

Ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë.

✅ 120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike.

✅ 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore.

✅ 15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese.

✅ 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe çertifikim të produkteve.

✅ Mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore.

✅ Kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor

AUV ndalon importin e gjedheve dhe lëkurës së tyre nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes LSD

KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve: Shfrytëzojeni ujin në mënyrë racionale

Kosova News 09/10/2022 09/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?