KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marrëveshja për energjinë, Bislimi: Mund të ketë fushata dezinformimi për ta dëmtuar procesin
Ekonomi

Marrëveshja për energjinë, Bislimi: Mund të ketë fushata dezinformimi për ta dëmtuar procesin

Kosova News
Kosova News 18:08 -13/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi sot se çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do të ndryshojë përtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel mё 2013 dhe 2015.

Në një postim në Facebook Bislimi tha se takimi mes KEDS dhe palёs serbe nё Stamboll ka pasur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara mё 2015.

“Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs. Takimi mes KEDS dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll më 9 qershor, ka pasur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi, dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu tha se Kosova ёshtё afёr finalizimit tё dakordimit pёr nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, qё synon vendosjen nё binarё tё problematikёs sё furnizimit dhe pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri.

Për më tepër Bislimi tha se nuk do të ketё asnjё operator shtesё pёrveç Elektrosever dhe asnjё shёrbim shtesё nё fushёn e distribucionit, pёrtej katër shёrbimeve tё dakorduara mё 2015 dhe pёrtej katër komunave nё veri.

“Ditët në vijim janë kritike për finalizimin e dakordimit për nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, me ç’rast mund të ketë fushata dezinformimi që qëllim kanë dëmtimin e procesit dhe mirëmbajtjen e problemit. Andaj, i ftoj të gjithë që të jemi edhe më të kujdesshëm në pranimin dhe shpërndarjen e informatave të pakonfirmuara. Për çdo zhvillim zyrtar, do t‘iu mbajmë të informuar”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Deklarimet e Bislimit vijnë pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se marrëveshja për energjinë me Kosovën është drejt përfundimit.

“Shpresojmë se ka mbetur vetëm ana teknike dhe do të kemi rezultate të mira në ditët në vijim”, tha Vuçiq para pak ditësh.

KEDS ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren.

Në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të dyja palët kishin arritur më 2013 një marrëveshje për energjetikën, por ajo nuk është zbatuar deri më tani.

Serbët në veri nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar dhe humbjet sipas KOSTT-it vetëm për 2021 kanë arritur shumën 40 milionë euro.

Nga 1999-2017, borxhin për veriun e kanë paguar qytetarët e Kosovës nga komunat në jug të Ibrit. Por, më 2017, një praktikë të tillë e pezulloi Gjykata e Apelit pasi u vlerësua se ishte e paligjshme. Vendimi u konfirmua edhe nga Kushtetuesja.

Faturat për energjinë e shpenzuar në veri i paguan KOSTT-i, përkatësisht Qeveria e Kosovës./kp/

Gjithashtu lexoni:

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Ekskluzive: Blerim Isufaj jep urdhër për hetimin e procesit te urave të reja në Mitrovicë, i njëjti i kishte hequr urdhërarrestin Milan Radojçiqit

Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”

Sveçla për zëvendësimet e komandantëve të Policisë: Çdo veprim që ngrit gatishmërinë, ne e përkrahim

Të hyrat në ATK për 10.8% më të larta, për 6 muaj u mblodhën mbi 524 milionë euro tatime

TAGGED: Bislimi, dezinformimi, marrëveshja, rezultatet
Kosova News 13/06/2022 13/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?