KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Për herë të parë kemi unifikim të pagës në sistemin publik – reformimi i administratës publike mbetet urgjencë
Politikë

Kurti: Për herë të parë kemi unifikim të pagës në sistemin publik – reformimi i administratës publike mbetet urgjencë

Kosova News
Kosova News 09:51 -21/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, për herë të parë në Kosovë është bërë unifikimi i pagës në sistemin publik.

Gjatë konferencës vjetore të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) “Par Progresi Kosovë 2023” të martën, Kurti ka thënë se me Ligjin për Paga, që ka hyrë në fuqi në fillim të këtij muaji, dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët ka rënë në mënyrë drastike.

“Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në sektorin publik, në Republikën e Kosovës për herë të parë kemi një sistem të unifikuar të pagës në sistemin publik dhe po mënjanohet pabarazia drastike në pagë çfarë ishte në të kaluarën. Dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët nga 20 sa ishte dikur tani është zbritur në vetëm 4,70 herë. Kemi rritje të buxhetit për paga prej 105 milionë euro”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se raportet vendore dhe të huaja kanë treguar në të kaluarën se ka politizim në proces të ndryshme, mungesë të profesionalizmit, të llogaridhënies dhe të matjes së performancës.

“Në vitet e shkuara raportet vendore dhe ndërkombëtare i kanë gjetur këto katër konstatime të cilat ne duhet t’i adresojmë me urgjencë. Me këto dukuri dhe mungesa që kanë përcjellë administratën tonë ndër vite besimi i qytetarëve karshi institucioneve publike është zbehur. Kjo mandej në efektin zinxhir ka shkaktuar jo efikasitet. Kjo ka qenë shtysë qe qeveria të tregojë vullnetin e plotë politik për të adresuar sfidat për reformimin e administratës publike në Kosovë”, ka shtuar ai.

Kurti, vlerëson se reformimi i Administratës Publike ishte urgjencë pasi raportet vendore e ndërkombëtare tregonin gjendjen e këtij institucione ku duhej reformat ishin të domosdoshme.

“Republika e Kosovës qartazi e ka treguar orientimin dhe politikat e saj shtetërore drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kemi ndërmarrë barrën e reformimit të sektorëve publikë përfshirë këtu edhe reformimin e Administratës Publike”.

Mes tjerash, kryeministri Kurti tha se reforma rrënjësore e nisur në Administratën Publike do të sjellë efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie për qytetarët.

Ndryshe GLPS ka monitoruar vazhdimisht reformën e administratës publike në Kosovë, duke ofruar një perspektivë të shoqërisë civile mbi këtë proces. Ndër vite, Kosova ka shënuar përparim të ndjeshëm në procesin e reformës së administratës publike, megjithatë, ky progres nuk është përmbushur mjaftueshëm dhe rruga përpara mbetet sfiduese.

Organizohet konferencë për progresin e Kosovës, pjesëmarrës Kurti e Szonyoung

Gjithashtu lexoni:

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

Kosova News 21/02/2023 21/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme
19:09 -08/06/2026
Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%
18:53 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?