KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni për Ekonomi në Tiranë: Diskutuam për bashkëpunim më të mirë ekonomik mes dy vendeve
Ekonomi

Komisioni për Ekonomi në Tiranë: Diskutuam për bashkëpunim më të mirë ekonomik mes dy vendeve

Kosova News
Kosova News 14:32 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Monitorimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë tema kryesore në vizitën e anëtarëve të Komisionit për Ekonomi në Tiranë. Lehtësimi i procedurave të regjistrimit të bizneseve, energjia, infrastruktura, turizmi dhe shkëmbimi i mallrave janë disa nga çështjet për të cilat është kërkuar që të ketë bashkëpunim mes të dyja vendeve. Nga pozitë e opozitë është konsideruar se kjo vizitë në fund të muajit të kaluar ka qenë përmbajtësore, transmeton KosovaNews.

Nënkryetarja e komisionit, Jeta Statovci tha se kanë vizituar shumë institucione dhe agjenci të pavarura duke evidentuar problematikat e të dyja vendeve.

Statovci: Tema e diskutimit ka qenë monitorimi i zbatimit të marrëveshjeve në mes të dy qeverive tona

“Në kuadër të kësaj vizite, tema e diskutimit parimisht ka qenë monitorimi i zbatimit të marrëveshjeve në mes të dy qeverive tona, lehtësimin e mundësimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, ndërmarrësisë, energjisë, tregtisë. Forma të ndryshme të raportimit të agjencive të pavarura dhe rregullatorëve të tregut që i raportojnë parlamentit. Gjithashtu sfidat me të cilat përballen bizneset e të dyja vendeve, legjislacioni shqiptar në raport me kriptovalutat dhe legjislacioni në mbështetje për start-up”, ka theksuar Statovci.

E anëtarja e komisionit, Mimoza Kusari – Lila theksoi rëndësinë e lehtësimit të procedurave të regjistrimit të bizneseve.

Kusari-Lila: Të harmonizohen nenet që të ketë shkëmbim të informatave të listës së bizneseve në Kosovë dhe Shqipëri

“Gjatë vizitës në Qendrës Kombëtare të Biznesit kemi ngrit çështjen e procedurave të zgjatura, gjegjësisht pa asnjë lehtësirë të regjistrimit të filialeve të bizneseve nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës apo anasjelltas. Është vlerësuar se ka nevojë për ndryshim legjislativ në legjislacionet respektive. Ligjet e miratuara në dy kuvendet e kanë të njëjtin emër-Ligji për Shoqëri Tregtare. Prandaj, unë propozoj që t’ia përcjellim Ministrisë së Tregtisë Industrisë Ndërmarrësisë, informacionin të cilin ne e kemi diskutuar edhe me ministren e Financave dhe Ekonomisë por edhe me Qendrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë që të identifikohen nenet për Ligjin për Shoqëritë Tregtare të cilat duhet të harmonizohen në mënyrë që të ketë shkëmbim të informatave apo përcjellje të drejtpërdrejt të listës të bizneseve të regjistruara në Kosovë e Shqipëri”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Po ashtu, anëtari i komisionit, Armend Muja theksoi se duhet të promovohet tregu i përbashkët dhe të ketë bashkëpunim për turizëm dhe infrastrukturë.

Muja: Ende ka vështirësi në shkëmbimin e mallrave

“E para është shkëmbimi i mallrave, ende ka vështirësi sa i përket shkëmbimit të mallrave. Ne, si Kuvend i kemi miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare për lehtësim të këtij procesi, e njëra prej tyre është porti i Durrësit dhe një pikë doganore për portin e Durrësit. Po ashtu edhe vështirësitë që kanë bizneset e Kosovës dhe anasjelltas sa i përket tranzicionit doganor. Kjo duhet të përcjellët së bashku me doganën. Një lajm i mirë është që vitin e kaluar për Kosovën ka qenë Shqipëria niveli i parë tregtar i Kosovës”, ka vijuar Muja në Komisionin për Ekonomi.

Edhe deputeti Pal Lekaj ka theksuar se duhet të ketë një trup për të monitoruar marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas tij, fusha e energjisë, infrastrukturës tokësore dhe gazi duhet të jenë prioritet për të dyja vendet.

Në komisionin për Ekonomi është prezantuar edhe pjesëmarrja e deputetëve në Forumin e 27-të të Energjisë Elektrike në Athinë, për çka u tha se nuk ka pasur prezencë të fusnotës në këtë takim.

Deputetët kanë miratuar edhe raportin me rekomandime për Projektligjin për markat tregtare.

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit Kosova B

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Dhoma e Tregtisë: Të pezullohet liberalizimi i tregut të energjisë

OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

TAGGED: Komisioni për Ekonomi
Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?