KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çka është Fondi Sovran i Kosovës, i cili lansohet sot dhe për të pritet të flasë kryeministri Kurti
Politikë

Çka është Fondi Sovran i Kosovës, i cili lansohet sot dhe për të pritet të flasë kryeministri Kurti

Kosova News
Kosova News 09:57 -07/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot do të marrë pjesë në konferencën për Fondin Sovran të Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë si folës kyç në konferencën e Fondit Sovran të Kosovës, bashkëorganizim i Zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung”, njofton qeveria.

Kjo konferencë do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në Prishtinë.

Çka është Fondi Sovran i Kosovës?

Fondit Sovran pritet t’i bartet pasuria më e rëndësishme publike e Kosovës.

Kjo ka nisur të rregullohet përmes një Projektligji për Fondin Sovran, i cili u publikua më 13 mars dhe deri më 2 prill ka qenë në konsultim publik. Pas konsultimeve, është paraparë që të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvendin e Kosovës. Por, deri më tani nuk ka ndonjë informatë se çfarë ka ndodhur me të.

Projektligji e definon Fondin Sovran si institucion investues dhe zhvillimor të Kosovës. Kapitali themeltar i Fondit Sovran, siç thuhet në projektligj, është 20 milionë euro dhe mbulohet nga Qeveria e Kosovës.

Përmes administrimit të ndërmarrjeve dhe aseteve të Kosovës, Fondi Sovran synon “zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”.​

Në projektligj thuhet se Fondi Sovran do të menaxhojë me pasurinë e rëndësishme të Kosovës duke rritur vlerën, performancën dhe kthimin në investimet që do të bëhen.

Në këtë pasuri, me të cilën do të menaxhojë Fondi Sovran, hyjnë ndërmarrjet publike të shtetit, ndërmarrjet shoqërore dhe asete, të cilat aktualisht menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Por, ky ligj nuk zbatohet ndaj ndërmarrjeve publike në pronësi të drejtpërdrejtë të Republikës së Kosovës ose komunave.

Sipas vlerësimeve të grupit punues të Projektligjit për Fondin Sovran, disa nga ndërmarrjet publike, të cilat janë identifikuar se mund t’i barten Fondit Sovran, janë:

Korporata Energjetike e Kosovës, Telekomi i Kosovës, Posta e Kosovës, Kombinati metalurgjik “Trepça”, Trainkos-iInfrakos-i.

Fondit Sovran do t’i barten nga Agjencia Kosovare e Privatizimit edhe disa ndërmarrje shoqërore dhe asete.

Sipas AKP-së, me potencial ekonomik të lartë janë 94 asete dhe rreth 48 mijë hektarë tokë që mund t’i barten Fondit Sovran.

Nëntëdhjetë e katër asetet përfshijnë: Miniera, ndërtesa administrative e lokale, fabrika, hotele, ferma, depo të ndryshme, pika të karburanteve, qendra rehabilituese, zyra, toka bujqësore të të gjitha kategorive e të tjera.

Fondi Sovran, sipas projektligjit, po ashtu ka në funksion edhe themelimin e ndërmarrjeve të reja si dhe mund të investojë në tregje financiare dhe tregje të kapitalit brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, ky është rezultati final

Kosova News 07/05/2023 07/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?