KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekipet e shpëtimit arrijnë në Bosnjë pas përmbytjeve shkatërruese
Botë

Ekipet e shpëtimit arrijnë në Bosnjë pas përmbytjeve shkatërruese

Kosova News
Kosova News 11:48 -06/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Bosnjës dhe po ashtu nga shtetet e Bashkimit Evropian i janë bashkuar të dielën përpjekjeve për t’i pastruar rrugët e për të gjetur njerëz që ende rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, raporton agjencia “AP”.

Bosnja kërkoi ndihmë nga BE-ja pasi një stuhi e madhe shiu gjatë natës të së premtes përmbyti dhe shkatërroi rrugët dhe urat, duke lënë të paktën 18 të vdekur e dhjetëra të lënduar. 

Zyrtarët thanë se të paktën 10 persona ende rezultojnë të pagjetur, shumë prej tyre nga fshati Donja Jablanica, në jug të Bosnjës, që është thuajse plotësisht e mbuluar nga shkëmbinjtë dhe rrënojat nga një gurore që gjendej sipër kodre. 

Banorët thanë se kanë dëgjuar gjëmim bubullimash dhe kanë parë shtëpi të zhduken para syve të tyre. 
Luigi Soreca, që kryeson misionin e BE-së në Bosnjës, ka shkruar në platformën “X” se BE-ja qëndron me Bosnjën dhe se ekipet po vijnë për ta ndihmuar. 

Autoritetet kanë thënë se ka arritur një ekip nga Kroacia ndërsa një ekip nga Serbia pritet të arrijë pasdite, e po ashtu edhe ekip nga Sllovenia. 

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Çekia e Turqia po ashtu kanë ofruar ndihmë, thuhet në një komunikatë të qeverisë. 

Të dielën (sot) po mbahen zgjedhjet lokale në Bosnjë. Autoritetet elektorale kanë shtyrë votimin në zonat e goditura nga përmbytjet, por përmbytjet kanë lënë në hije votimin edhe në pjesën tjetër të vendit. 

Ismeta Bucaloviq, banore nga kryeqendra Sarajeva, ka thënë se e kanë mendjen te ngjarja tragjike. 

Gjithashtu lexoni:

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Trump e quan kandidatin për kryebashkiak të Nju Jorkut, Zohran Mamdani – një ‘komunist të pastër, të vërtetë’

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

Gjermania rrit shpenzimet në fushën e mbrojtjes

Kosova News 06/10/2024 06/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?