Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e bërjes shtet.
Mëngjesin e 17 shkurtit Rama ka shkruar “Mirëmëngjes, gëzuar pavarësinë”.
Kosova të premten po feston pavarësinë e shpallur në vitin 2008. Sot janë paraparë një sërë aktivitetesh të cilat nisin nga mbledhja qeveritare e ngritja solemne e flamurit.


