Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka publikuar sot një video me detaje nga projekti për portin e ri turistik të Durrësit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se memorandumi i bashkëpunimit që u nënshkrua dje me kompanitë që do të ndërtojnë portin, është një hap vendimtar drejt finalizimit të projektit duke i hapur rrugë procedurave parlamentare për përmbylljen e kontratën për ndërtimin e portit.
Ai u shpreh gjithashtu se projekti do të realizohet falë një investimi prej mbi 2 miliardë dollarësh, me mbështetjen e drejtpërdrejt të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.
“Mirëmëngjes, dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.