KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edi Rama flet për takimin me Zelenskyn
Rajon

Edi Rama flet për takimin me Zelenskyn

Kosova News
Kosova News 23:17 -27/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, pritet të vijë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka folur rreth pritshëmrive të tij për këtë takim si dhe për dy samitet që do të zhvillohen në dy ditët në vijim.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rama tha se ideja për të organizuar samitin lindi pas një bashkëbisedimi me presidentin ukrainas dhe duke qenë se edhe ftesat i kishin dërguar së bashku, ky mund të quhet një samit i të dy vendeve. I pyetur nëse do t’i kërkojë njohjen e Kosovës nga Ukraina, Rama nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Dëgjoni, gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj. Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do jetë pjesëmarrëse. Presidentja Osmani ju përgjigj shumë shpejt ftesës dhe do të jemi të gjithë së bashku aty. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, çështjeve të ndërlikuara mes vetes, të gjithë do të jenë aty me Ukrainën, për diçka që na lidh të gjithëve, në mënyra të ndryshme” – tha Rama.

I pyetur nëse gjatë samiteve do të kishte ndonjë mundësi për afrimin e përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, sërish Rama nuk dha ndonjë përgjigje.

“Në njërën anë, sidomos gjatë ditës së dytë që është samiti me BE-në për planin e rritjes, kjo është një mënyrë për t’u ulur së bashku duke lënë mënjanë çështjet dypalëshe, sa i takon mosmarrëveshjeve politike, nën një kauzë që është e përbashkët. Plani i ri i rritjes ka një veti, ai kushtëzohet nga situatat e ndryshme në secilin shtet. Nuk ka drekë falas me Bashkimin Europian. Ka drekë falas në Shqipëri, por jo në BE.

Ndaj, duhet të përmbushen kushtet dhe një kusht që është i pamundur të ndahet nga i gjithë rrugëtimi i planit të ri të rritjes është plotësimi i çdo hapi kur bëhet fjalë për marrëdhëniet fqinjësore, jo vetëm në rrafsh politik por në radhë të parë për lëvizjen e lirë. Nuk mund të kërkosh më shumë nga Europa dhe nga tregu i përbashkët europian nëse nuk mund të sillesh si një shtet europian dhe nuk hap kufijtë për të gjithë. Kjo është ajo që Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë, përndryshe nuk do të marrin atë që ju takon sipas planit të rritjes”, tha Rama.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 27/02/2024 27/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?