Edhe sot në vendin tonë parashihen temperatura të larta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 28 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 m/s.