Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell.
Sipas institutit, vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30-gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.


