KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe një sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës, nënshkruhet Marrëveshja e re e Kyçjes dyvjeçare KOSTT-ENTSO/E
Ekonomi

Edhe një sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës, nënshkruhet Marrëveshja e re e Kyçjes dyvjeçare KOSTT-ENTSO/E

KosovaNewss
KosovaNewss 20:32 -30/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas përballimit të sfidave të shumta dhe përpjekjeve të palodhshme, Kosova shënon edhe një sukses të jashtëzakonshëm me nënshkrimin e Marrëveshjes së Re për Kyçje midis KOSTT dhe ENTSO-E.

Përkundër devijimeve të shkaktuara nga konsumi i energjisë elektrike të pa paguar në komunat veriore ndër vite, KOSTT megjithatë arriti të përmbush të gjitha obligimet e marrëveshjes së mëparshme dhe ka siguruar një të ardhme të ndritshme për sistemin energjetik të Kosovës.

Kjo marrëveshje, që shënon një moment shumë të rëndësishëm për vendin, e vendos fuqishëm Republikën e Kosovës në hartën energjetike evropiane si një shtet të pavarur dhe me ndikim. Marrëveshja siguron kontrollin e plotë të KOSTT mbi kufijtë energjetikë të Kosovës dhe forcon bashkëpunimin strategjik me Shqipërinë për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve energjetike në rajon. Në një kohë kur stabiliteti energjetik është kyç për zhvillimin e shtetit, kjo marrëveshje forcon themelet për një të ardhme energjetike të sigurtë, të pavarur dhe efikase për Kosovën.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z.Evetar Zeqiri, duke theksuar rëndësinë e këtij suksesi, tha: “Nënshkrimi i Marrëveshjes së Re të Kyçjes KOSTT-ENTSO/E përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme, jo vetëm për KOSTT, por për mbarë Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje e fuqizon më tej pavarësinë tonë energjetike, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurtë me energji për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që jo vetëm të përmbushim të gjitha obligimet e kësaj marrëveshjeje, por të luajmë një rol kyç në sigurimin e stabilitetit energjetik në rajon. Ky është një hap i madh përpara për të ardhmen e energjisë në Kosovë.”

Marrëveshja e Re për Kyçje, e cila do të zgjasë deri në vitin 2026, sjell standarde të reja teknike dhe përforcon kapacitetin e Kosovës për të qenë një akter i rëndësishëm në sistemin energjetik të Evropës. Me këtë marrëveshje, Kosova bëhet pjesë integrale e infrastrukturës energjetike evropiane, duke rritur ndikimin dhe sigurinë e saj.

KOSTT falënderon institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, kompanitë homologe të ENTSO-E, të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë mbështetur këtë rrugëtim të rëndësishëm për të ardhmen energjetike të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit

KosovaNewss 30/09/2024 30/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Niset Kontingjenti KFOR 8 nga Shqipëria drejt Kosovës
12:35 -15/06/2026
Ndalohen rrjetet sociale në Britani të Madhe për personat nën 16-vjeç
12:34 -15/06/2026
Kontigjenti KFOR 8 niset drejt Pejës, Shqipëria e quan kontribut për paqe
12:19 -15/06/2026
Katz: Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Libanit dhe ta ‘pastrojë’ atë nga banorët vendas
12:13 -15/06/2026
Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
12:11 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?