Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman, ka thënë se kjo ide e rritjes së BE-së përshpejton aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt bllokut.
Në tryezën në Shkup në kuadër të samitit Ballkani Perëndimor takon BE-në, Kopmann ka thënë se është i inkurajuar me entuziazmin.
Koopmann ka thënë se kjo rritje e dyfishon ekonominë e rajonit.
“Mësimet nga zgjerimi paraprak tregojnë se pikërisht tregu është kyç. Përmendim edhe faktin se tregjet e vendeve u rritën menjëherë pas aderimit në BE. Deri tash janë rritur trefishtë e me këtë ndryshojnë gjërat. Prandaj është ky plani i rritjes dhe duhet shumë punë. Për të hyrë në tregun tonë të përbashkët duhet shumë punë. Ne i kemi përveshur mëngët të angazhohemi në këtë drejtim. Ne do të ju ndihmojmë të integroheni mes vete, derisa të integroheni në tregun e përbashkët. Konsideroj se është shumë me rëndësi, pasi pa integrim rajonal thjeshtë s’mund të shfrytëzoni mjaftueshëm leverditë e tregut tonë të përbashkët. Prandaj kusht në këtë pjesë të planit të rritjes është të mos bllokoni fqinjët. Mund të bllokoni vetveten nëse bllokoni fqinjët”, ka thënë Koopman.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën në Shkup se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma në Ballkanin Perëndimor, dhe se mbështetja e Bashkimit Evropian, duhet të jetë edhe financiare.
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.


