Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka shpërndarë qëndrimin e SHBA-së për vrasjen e një zyrtari policor në veri dhe ka thënë se është plotësisht në linjë me të.
Lidhur me vrasjen e një polici dhe plagosjes së një tjetri, sot në orët e para të mëngjesit në Banjskë të Leposaviqit, Rohde ka shtuar se autorët e këtij “sulmi vrasës” kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë.
I fully associate with my US colleagues‘ statement. The perpetrators of this murderous attack against KOS law enforcement officers must be brought to justice. 1/2 https://t.co/lqk48HCm96
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 24, 2023


