KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe drejtoresha e Arsimit në Gjakovë pro testimit të mësimdhënësve
Arsim

Edhe drejtoresha e Arsimit në Gjakovë pro testimit të mësimdhënësve

Kosova News
Kosova News 09:47 -04/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Eranda Kumnova Baçi, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë, ka thënë se po shpresojnë për asistimet e drejtorëve të shkollave në vlerësimet e mësimdhënësve.

“Ne kemi biseduar edhe me drejtorët e shkollave dhe po shpresojmë për asistimet e tyre në orë, për shkak se ata kanë të drejtë vlerësimin për mësimdhënësit. (Vlerësimet) të jenë më të shpeshta”, ka thënë ajo.

Mirëpo, Kumnova Baçi është shprehur se është pro testimit të mësimdhënësve.

“Unë personalisht mendoj se do të ishte mirë një testim i të gjithë mësimdhënësve, po flas për komunën e Gjakovës”, është shprehur ajo duke shtuar se duhen motivuar drejtorët për t’i vlerësuar mësimdhënësit.

- Reklamë -

“Nuk është që (drejtorët) përtojnë por mendoj që duhet me i motivu për shkak se vlerësimi shkon në të mirë të të gjithëve dhe po besoj që shumë shpejt kemi për të filluar edhe ne të insistojmë te drejtorët e shkollave që të kenë vlerësime më të shpeshta në klasa… Mendoj që deri nga fundi i vitit mund ta bëjmë njëfarë dallimi mes vitit të kaluar dhe fillimvitit të këtij viti me vlerësimet që do të bëhen të drejtorëve në orët e mësimdhënësve”, shtoi ajo gjatë emisionit “Kallxo Përnime”.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) vazhdimisht e kundërshtuar idenë për testimin me shkrim të mësimdhënësve të Kosovës, duke vlerësuar se kjo ide është ofenduese ndaj mësimdhënësve pasi që janë të diplomuar dhe janë vlerësuar gjatë studimeve nga profesorët.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha dy ditë me parë se në mbledhjen e 99 të Qeverisë, është votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi, raporton KosovaNews.

Inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën  e Kosovës.

“Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë. Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit”, tha ajo.

Nagavci tha se me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojnë, të sigurojnë cilësi në arsim, mandej që institucionet të jenë më afër problemeve në shkolla.

Sipas saj, me shtimin e numrit të inspektorëve do të ketë më shumë  mundësi të monitorohen e inspektohen institucionet arsimore, për rrejdhojë të vlerësohet edhe performanca e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performanca e shkollës.

Mes tjerash, ministrja Nagavci tha se me qasje gjithpërfshirëse e shumë dimensionale do të përmirësohet cilësia në arsim.

Ministrja Nagavci jep lajmin: Së shpejti rritet numri i inpesktorëve në arsim

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë

Kosova News 04/10/2022 04/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?