Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas rikthimit në postin e tij po merr pjesë edhe në mbledhjen e Qeverisë.
Kryeministri, Albin Kurti, para dy ditësh emëroi Vitinë në pozitën që e mbante edhe më herët.
Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje në tetor të vitit 2021 nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale ku garonte për të parin e Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto zgjedhje u mposht nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama.
Që atëherë ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë është Dafina Gexha-Bunjaku.