Për ish- kryeministrin shqiptar dhe ish- kreun e PS-së, Fatos Nano, dita e sotme është e veçantë, pasi feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite nuk kanë munguar edhe urimet nga miq e politikanë.
Përmes një postimi ne Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka uruar ditëlindjen ish-shefit të tij dhe liderit historik të partisë, raporton KosovaNews.
“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, ka shkruar Rama.



