KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ecja simbolike në parkun e Blinajës, rikthim te trauma e të mbijetuarve
Lajme

Ecja simbolike në parkun e Blinajës, rikthim te trauma e të mbijetuarve

Kosova News
Kosova News 00:04 -07/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mjegulla që mbuloi parkun e Blinajës të shtunën është simbolikë e dhimbjes së përjetuar nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, por edhe simbol i dëshmisë se as mali nuk ka qenë vend i sigurt.

Ramadan Nishori, i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës, vazhdon thirrjen për të gjithë.

As trajtimi e as njohja ligjore as drejtësia nuk duhet të afatizohet pasi shumë vajza dhe gra duhet ta kenë momentin e caktuar në familje kur e marrin guximin të flasin dhe kërkojnë ndihmë.

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, theksoi se shumë gra e vajza ende nuk e gjejnë guximin të kërkojnë ndihmë.

- Reklamë -

“I kemi zgjedhë malet për faktin se përveç bukurisë e qetësisë që e ka parku Blinaja mendojmë që shumë herë këto gra janë detyruar t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe janë detyruar të kalojnë nëpër male nëpër fusha por fatkeqësisht edhe aty se kanë pas qetësinë, nganjëherë mali ka qenë dëshmitar i dhunës së tyre , ato ende nuk kanë arritë me fole për krimet që janë ushtruar në trupin e pafajshëm të tyre”, ka thënë ajo.

Në mbështetje të tyre dhe me vlerësimin se Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe në mbështetjen e të mbijetuarve, ambasadori i Britanisë në Kosovë u bashkua në këtë ecje teksa tha se tubimi shërben për të reflektuar si mbi progresin, ashtu edhe mbi sfidat emocionale e shoqërore me të cilat të mbijetuarit ende përballen.

“Ky vend ka bërë tashmë një rrugë shumë të gjatë. Ka edhe shumë për të bërë. Ka ende shumë njerëz të tjerë që e dimë se janë aty, të cilët ende nuk kanë mundur ta diskutojnë këtë, e sigurisht jo ta bëjnë publike, prandaj mbështetja që u jepet atyre është gjithnjë e më e rëndësishme. Dhe unë me të vërtetë shpresoj dhe sot po mendojmë veçanërisht për faktin se u takon të mbijetuarve të vendosin se kur është koha e duhur për ta që të dalin hapur dhe të kërkojnë të drejtat e tyre që të jetë e mundur të zgjatet afati brenda të cilit ata mund të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, në momentin që është i duhuri për ta. Prandaj është e mrekullueshme që jemi të gjithë këtu bashkë duke festuar”, ka thënë ambasadori Jonathan Hargreaves.

Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë nënvizoi se procesi i shërimit të viktimave të dhunës seksuale është i gjatë dhe i mbingarkuar me traumë, ndaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme.

“Mendoj se Kosova dhe Bosnja-Hercegovina janë vende ku i është kushtuar më shumë vëmendje, ndoshta me vonesë, por megjithatë për t’u siguruar që njerëzit të kenë mundësi të marrin mbështetje. Sigurisht, këtu një meritë të madhe kanë KCRT dhe organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë mbështetje psikologjike, sociale dhe financiare për viktimat. Mendoj se drejtësia është diçka e rëndësishme për të gjithë. Të jesh në gjendje të gjesh të dashurit e tu dhe t’i përcjellësh me nderim është gjithashtu e rëndësishme për të gjithë”, ka thënë Mary Ann Hennesey.

Statistika të organizatave të ndryshme pas tregojnë për 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës në Kosovë. Afati për aplikim për njohje të këtij statusi është zgjatur deri më 15 maj të vitit 2027.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike

Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike

Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova News 07/12/2025 07/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja
13:22 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut
13:01 -05/06/2026
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
12:43 -05/06/2026
Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit
12:28 -05/06/2026
FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01
12:10 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?