Gola, shaka, truke – këto janë vetëm disa nga lëvizjet që i bëjnë tifozët të ngrihen në këmbë dhe të duartrokasin lojtarët në fushë. Megjithatë, ndonjëherë një lloj tjetër lëvizjeje mund t’i emocionojë të gjithë në stadium.
Një moment i tillë ka ndodhur në ndeshjen në Norvegji mes Odd dhe Bran, kur i gjithë stadiumi i vendasve duartrokiti futbollistin mysafir Bard Finne.
Në minutën e 21-të të ndeshjes, sulmuesi Bard Finne doli në një mundësi të mirë dhe premtues për gol.
Në atë moment, futbollisti kundërshtar i Finne, kapi pjesën e pasme të këmbës dhe ishte e qartë se ai nuk mund të vazhdonte të ndiqte rivalin e tij pasi u lëndua.
Bardi mund t’i kishte shfrytëzuar të gjitha këto, ta kalonte dhe të dilte i vetëm përballë portierit, do të kishte një shans për të shënuar. Në vend të kësaj ai ndaloi dhe e nxori topin jashtë.
I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta përshëndetur veprimin e tiJ.


