Policia ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi dyshohet se ka marrë me dhunë në veturë dhe e ka sulmuar fizikisht 40 vjeçarin.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta.
Ndër të tjera, policia bën me dije se vetura e autorit është sekuestruar.
“Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34 vjeçari. Sekuestrohet automjeti. Sapo janë njoftuar se një shtetas ishte marrë me forcë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe sqaruar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.
“Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.