KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » E kritikoi ministren Gërvalla, deputetit Kastrati i kundërpërgjigjen nga MPJD
Politikë

E kritikoi ministren Gërvalla, deputetit Kastrati i kundërpërgjigjen nga MPJD

Kosova News
Kosova News 10:11 -28/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka bërë disa kritika ndaj ministrave, duke përfshirë edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ministrja Gërvalla nuk merret me njohje të reja, por shkruan për garat që u mbajtën në Ujman.

“Paska shkru kjo ministrja e kanaxheqave , jo për ndonjë njohje të re, por për garat e ” pehlivanave” në Ujman. Jetojmë të izoluar prej botës gati si në kohën e Enver Hoxhës, në papunësi e fukarallëk, asnjë njohje e me 500 milion sanksione. Ndërsa, bash sikur ministrat imbecilë të Enver Hoxhës këta gjejnë kohë me shku me i pa garat e “pehlivanave” që kërcejnë nga ura në liqen”, ka shkruar ai.

Tutje, deputeti ka shtuar “me çka e ka meritu Kosova me qeverisë këta lloj imbecilash, spo mundem me i ra në fije”.

Pas postimit të Kastratit, ka reaguar Leutrim Sahiti, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sahiti ka pohuar se Kastrati ka inati dhe se nuk mund të përballon suksesin e qeverisë.

“I akuzuari për plagjiaturë, Ardian Kastrati paska dalë përsëri me deklarata të papërgjegjshme dhe të mbushura me inat, vetëm pse sot shetisim të lirë në veri. Ky është niveli i argumenteve të tij: Thotë se me tërheqjen e Amerikës, do të zvogëlohej Ujmani. Një logjikë absurde nga një deputet që, për të sulmuar pozitën, është i gatshëm t’i gëzohet edhe humbjes së territorit të Kosovës”, ka shtuar ai në reagimin në Facebook.

Ai ka pohuar se qeveria tashmë po sjell rezultate konkrete.

“Këta individë nuk mund ta përballojnë suksesin e qeverisë. Janë mësuar të bëjnë “pazare” me Radojçiqin dhe tani, kur qeveria po sjell rezultate konkrete, shfaqin fytyrën e tyre të vërtetë të urrejtjes dhe destruktivitetit. Me vie keq por nuk vjen ajo ditë gëzimi për ju”, ka pohuar ai.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim

AAK-ja zyrtarizon kandidatët për kryetarë në 11 komuna

Gjermania vazhdon qëndrimin në KFOR: Ka ende potencial për konflikt dhe përshkallëzim

Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive

Kryediplomati kroat: Anëtarësimi i Kosovës në KE eliminon një boshllëk të madh

Kosova News 28/07/2024 28/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim
20:40 -26/06/2025
EKSKLUZIVE (I): Familja e ish-kryeprokurorit të Prizrenit, sot prokuror special, Admir Shala, ndërton rezidencë luksoze në tokë të Komunës – institucionet mbyllin sytë
20:36 -26/06/2025
AAK-ja zyrtarizon kandidatët për kryetarë në 11 komuna
20:02 -26/06/2025
NATO-ja vendosi 5% për mbrojtjen, këto janë vendet që shpenzojnë më shumë dhe më pak
19:43 -26/06/2025
Gjermania vazhdon qëndrimin në KFOR: Ka ende potencial për konflikt dhe përshkallëzim
19:36 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?