Dy ditët e para të javës së ardhshme do të jenë ditë pushimi në Kosovë.
Të hënën do të shënohet Dita e Kushtetutës, ndërsa të martën janë Pashkët katolike.
Po ashtu ditë pushimi në këtë muaj do të jenë edhe më datën 17.04.2023 (e hënë) – Pashkët Ortodokse, më 21.04.2023 (e premte) – Bajrami i Madh si dhe më 01 maj 2023 (e hënë) – Dita ndërkombëtare e Punës.