KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​e-Albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike
Rajon

​e-Albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike

Kosova News
Kosova News 18:31 -20/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas sulmit të rëndë kibernetik, me të cilin po përballet që prej së premtes të javës së shkuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bëri të ditur se platforma e-Albania është rikthyer në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë.

Sipas AKSHI-t tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale dokumentet me vulë elektronike, certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, ekstraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë dhe certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit).

Po ashtu, bëhet e ditur se do të mund të aplikohet për regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve, si dhe shërbimet e regjistrimit të biznesit etj.

AKSHI, informon se për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portali e-Albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti.

Ndërkaq, AKSHI së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’iu kthyer qytetarëve edhe shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues, vërtetimin e ndihmës ekonomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social, për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekësor, për listën e notave dhe vërtetimin e diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit, shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industrial, njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja, si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.

AKSHI siguroi qytetarët se do të vijojë punën deri në rikthimin në funksion të plotë të çdo shërbimi./atsh

Gjithashtu lexoni:

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike

Qytetarët serbë njohin policen që keqtrajtoi studenten në Fakultetin Juridik, shikoni si u prit nga turma para stacionit në Beograd

SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen rreth 4 milionë euro pasuri

Kosova News 20/07/2022 20/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze
12:16 -05/07/2025
Telefonatë anonime alarmon për bombë në Kuvend – Evakuim i plotë dhe kontrolle me qen nga njësitë speciale (VIDEO)
12:07 -05/07/2025
Kërcënim me bombë në ambientet e Kuvendit të Kosovës – Evakuohen deputetët, stafi dhe gazetarët
11:36 -05/07/2025
Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre
10:41 -05/07/2025
Arrestohet i dyshuari për detyrim dhe paraqitje të rreme, sekuestrohen armë dhe municione
10:34 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?