Një shpërthim raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Uglarë të Zubin Potokut që ka shqetësuar banorët e kësaj zone.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se një shpërthim mund të ketë ndodhur, por nuk është raportuar në Policinë e Kosovës.
Sipas tij, shpërthimi mund të ketë qenë nga ndonjë mjet piroteknik.
Kujtojmë se më 21 korrik, një shpërthim ka ndodhur te liqeni i Ujmanit dhe se dy vetura janë dëmtuar.
Të gjithë pushuesit që ndodheshin te liqeni janë larguar plotësisht për shkaqe sigurie nga Policia e Kosovës.


