Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy të mitur, nën dyshimin se vodhën 300 euro nga arka e xhamisë në fshatin Petrovc të Kamenicës.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur më 10 shtator dhe se paratë u vodhën nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuari janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


