KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dyshimet për mashtrime me qendra thirrjesh, Prokuroria bashkëpunon me institucionet ndërkombëtare
Siguri

Dyshimet për mashtrime me qendra thirrjesh, Prokuroria bashkëpunon me institucionet ndërkombëtare

Kosova News
Kosova News 19:55 -12/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rastet e dyshimeve për mashtrim dhe ndërhyrje në sistemet kompjuterike kanë nxitur Policinë që të ndërmarrë aksione nëpër qendra thirrjesh. Në fillim të javës, në një aksion të tillë janë arrestuar 14 persona të dyshuar se kanë mashtruar shtetas të vendeve të ndryshme të botës. Në Prokurorinë Speciale kanë thënë se për hetimin e rasteve të kësaj natyre ekziston bashkëpunim me institucione ndërkombëtare. Por, për parandalimin e praktikave të këtilla në Inspektoratin e Tregut kanë thënë se kanë fushëveprim të kufizuar

Dyshimet për mashtrime dhe ndërhyrje në sisteme ndërkombëtare kompjuterike kanë aktivizuar gjatë kësaj jave autoritetet e rendit që të ndërmarrin arrestime dhe të konfiskojnë pajisje nëpër qendra të thirrjeve.

14 persona kanë përfunduar në pranga në fillim të kësaj jave, në aksionin policor të ndërmarrë në një qendër thirrjesh në Prishtinë, me ç’rast janë konfiskuar edhe pajisje të shumta teknologjike.

Në Prokurorinë Speciale kanë njoftuar se arrestimet ndërlidheshin me dyshimet për hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike dhe për mashtrime të shtetasve të vendeve të ndryshme, kryesisht nga Gjermania, Britania e Madhe, Holanda, Australia dhe Kanadaja. Ndaj 13 kosovarëve e një shtetasi izraelit të arrestuar lidhur me rastin Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

E, për hetimin rasteve të kësaj natyre në Prokurorinë Speciale kanë thënë se ekziston bashkëpunim me institucione ndërkombëtare me qëllim të pajisjes me të dhëna.

“Deri më tani më së shumti kemi pasur bashkëpunim ndërkombëtar me Gjermaninë dhe Australinë, por jemi duke bërë përpjekje që të krijojmë kontakte dhe të sigurojmë ndihmë juridike ndërkombëtare edhe nga shtetet e tjera, që në ndonjë mënyrë janë të interesuar/përfshirë në këtë rast. (v.j. bashkëpunimi ndërkombëtar është për) nga rëndësia esenciale, sepse viktimat janë ekskluzivisht shtetas të huaj dhe të hollat janë transferuar përmes xhirollogarive të ndryshme nga shtete të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Por, në Inspektoratin e Tregut, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, që ka kompetenca në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, sigurisë së produkteve e të shërbimeve, si dhe në parandalimin e praktikave të padrejta, kanë thënë se në rrafshin e mbikëqyrjes së qendrave të thirrjeve kanë fushëveprim të kufizuar.

“Sa u përket operatorëve ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë si qendra të thirrjes apo call center, Inspektorati i Tregut ka kompetencë të mbikëqyrë nëse të njëjtët kanë të regjistruar biznesin e tyre, si dhe nëse posedojnë pëlqimin për kushtet minimale teknike për objektin ku ushtrohet veprimtaria. Por, nuk kemi kompetenca të tjera lidhur me veprimtarinë që ushtrojnë qendrat e thirrjeve. Ka pasur inspektime me Policinë e Kosovës dhe lëndët janë trajtuar”, kanë thënë nga Inspektorati i Tregut.

Arrestime të ngjashme me dyshime mashtrimi kanë ndodhur edhe vitin e shkuar, kur autoritetet e rendit kanë vënë në pranga 18 persona dhe kanë sekuestruar 1.6 milionë euro para të gatshme.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve, aktualisht në Kosovë janë të regjistruara 508 qendra thirrjesh, 69 prej tyre regjistrimin e kanë bërë gjatë këtij viti, ndërsa 63 vitin e shkuar.

Gjithashtu lexoni:

Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona

Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Kosova News 12/11/2022 12/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?