Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” po dyshohet për një bombë, prandaj pasagjerët janë nxjerrë jashtë objektit dhe policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha Ahmeti.


